Në fshatin Tushilë të Skenderajt, i cili mahnitë me pamjen piktoreske, në fund të rrugës kryesore, gjendet një nga shtëpitë më të bukura të ndërtuara në vitet 50ta,ajo e Idriz Hajdarit.
Kjo shtëpi e cila është e ndërtuar nga gurët, duket se ende e ruan freskët pamjen e dikurshme. Anipse shtëpia është ndërtuar në vitet 50-ta të shekullit XX , ajo është ende funksionale si shtëpi banimi, pa e humbur aspak arkitekturën e brendshme dhe renditjen e orendive shtëpiake. Sapo të hysh në ambientet e brendshme të shtëpisë, do përjetosh ndjenjën sikur je kthyer dhjetra vite mrapa, dhe po jeton në një hapësirë që koha i është ngrirë diku në vitet e 60`ta-80`ta. Për gjeneratat e reja, ambienti i kësaj shtëpije do ishte si një kthim në kohë, ku të kaluarën, bashkë me gjithcka të saj, do kenë mundësi ta shohin, prekin e përjetojnë.
Muret, tavani, orenditë, dyert, e gjithcka tjtër i përkasin një kohe krejtësisht tjetër nga ajo e sotshmja, por që modernizimi nuk ka arritur t`i crrënjosë e t`ibëjë të humbin gjurmët.
Kjo shtëpi, si rrallë shtëpi në Kosovë, të ofron me trashëgiminë kulturore e të jep ndjesinë e bindjen, që po të duam, ruajtjen e trashëgimisë mund t`a bëjmë të gjithë, sic e bëri familja Hajdari, e cila me fanatizem ruajti cdo objekt të kësaj shtëpije.
Shtëpia me etazhe p+k e ndërtuar mbi themel guri me konstrukt te gurëve te latuar, e mbuluar me kulm katër faqesor si ne konstruktin e jashtëm ashtu edhe atë te brendshëm ruan ende çdo element funksional dhe dekorues. Ne hapësirat e brendshme nuk ka ndërhyrje as ne hapësirat e banimit e as ne ato te ndriçimit.
Shtëpia nuk ka nyje sanitare, përveç një hamamxhiku i cili është ende funksional dhe shfrytëzohet nga anëtaret e familjes. Rëndësia e këtij objekti qëndron në faktin se sot në të jetohet me kushte dhe mënyrë si në kohen kur edhe është ndërtuar.
Gjatë vitit 2023/2024 kjo shtëpi është restauruat nga MKRS dhe në këtë mënyrë kjo shtëpi ka siguruar një jetëgjatësi më të madhe, dhe do jetë e gatshme të presë vizitorë.
Jepjani mundësinë vetes, që të paktën një herë të gjeni kohën e të merni rrugën për në fshatin Tushilë, që muk gjendet më shumë se 10km larg nga qyteti i Skenderajt. Dhe në fund të këtij fshati, si një thesar të cmuar do e gjeni Shtëpinë e Idriz Hajdarit.
Vizitojeni këtë kullë dhe njoftoni gjeneratat e reja me mënyrën e jetesës në të kaluarën jo shumë të largët, ku cdo element ka një shpjegim e histori të veten.
Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/otBxw5ffLVprjyVe6