E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Shtegu Malor dhe Ballkoni Panoramik

Ecjet nëpër rrugë që përbirohen ndërmjet drunjëve, gjithmonë janë shumë relaksuese, sidomos kur ato mund të jenë afër zonave urbane. Një mundësi të tillë ta jep shtegu që të qon për në ballkonin panoramik në fshatin Zasellë të Mitrovicës.

Ky shteg fillon në rrugën që të qon në fshatrat e Shalës së Bajgorës, përkatësisht në fshatin Rekë, dhe ngjitet përmes maleve deri në fshatin Zasellë. Me të arritur në fund të shtegut, pra kur të mbërrini në fshatin Zasellë, do ta keni një pamje mahnitëse. Nga ai vend, pamjen e tërë qytetit të Mitrovicës do ta keni si në shuplakë të dorës, por kjo nuk është e tëra.

Ky shteg malor që është bërë për ecje në shërbim të qytetarvëve të Mitrovicës, përfundon piëkrisht tek ballkoni panoramik. Ballkoni ka pamjen e simbolit të Trepçës, dhe aty ofrohet mundësia që të bëni një pushim të shkurtër dhe ta shijoni pamjen e qytetit. Ky vend ta jep mundësinë e shkrepjes së shumë fotografive të bukura, gjë që është duke u përdorur në masë të madhe edhe për këtë atraksion.

Pra, shtegu malor dhe ballkoni panoramik ta jep mundësinë ta shijoni pamjen e bukur, ajrin e pastër, hapsirën për ecje dhe po ashtu për fotografi. Për vizitorët, ky vend është një ftesë për të medituar mbi bukurinë e peizazhit dhe për të zbuluar rrëfimet që kanë të bëjnë me këtë simbolikë. Nëse jeni në kërkim të një përvoje unike që bashkon historinë, natyrën dhe artin, atëherë Ballkani Panoramik është destinacioni i duhur për ju.

                                  

Shumë afër ballkonit panoramik, gjendet një nga restaurantet më të veçanta e me shërbimin më cilësor në rajonin e Mitrovicës, restaurant “N’Kodër” ju jep mundësinë që pas një ecjeje dhe lodhjeje, të shijoni pije apo ushqim nën petkun e natyrës, që të rrethon nga katër anët. Jepni vetes kënaqësinë të shijoni disa momente relaksi duke u ndalur edhe në këtë destinacion.

 

 

 

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/pfKSWRGjEdzC4D3NA

sqAlbanian