E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Kulla e Tahir Mehës

 

Sapo të futesh në Prekaz, vëreni se ky fshat edhe pse jo shumë i madh ka një histori lavdishme kombëtare. Për këtë flasin vetë edhe kullat e shumta të këtij fshati heroik të Drenicës. Këto kulla janë simbol i qëndresës dhe atdhedashurisë nga trimat e kësaj ane.

Përpos si vend banimi, këto kulla vlerën e tyre të pamatshme e mbajnë në historinë e takimit të heronjëve, për të diskutuar rreth çështjeve kombëtare ndër shekuj. Një e tillë ëdhë edhe kulla e Tahir Mehës. Kjo kullë gjendet rreth 700metra larg nga kompleksi memorial Adem Jashari.

                 

Fotografitë: Sefer Aliqkaj
Kjo kullë është një monument i trashëgimisë kulturore, monument i cili është i miratuar në kategorinë arkitekturore. Sipas të dhënave që i kemi, themelet e para të kullës datojnë qe nga mesi i Shek. XIX. Kjo kullë së bashku me kullat tjera të rezistencës sonë kombëtare, bënë historinë tonë duke nxjerr nga gjiri i tyre luftëtarët të denjë të lirisë.

 

Sigurisht se themelet e saja datojnë që nga stërgjyshërit e largët të Tahir Mehës, Kulla për here te pare digjet nga  Suharia e Aqif Pasha Turgutit e deri tek djegiet pasuese që ia bënë asaj nga xhandarmëria serbe ne kohen e Kongresit të Berlinit.

Emin Lati me shokë, merr vendimin që kullën e legjendës ta rindërtonin  përsëri në vitin 1913, punimet për ngritjen e kullës vazhduan dhe kulla ishte gati për banim në pranverë të vitit 1916. Në ngritjen e saj kontribuan lagjja Mehaj, miqtë dhe shokët e bashkëluftëtarët e Emin Latit.

   

Në këtë kullë kanë bërë konak dhjetëra figura të larta kombëtare, ku janë marrë vendime të rëndësishme kombëtare si: Hasan Prishtina,  Azem Bejta, Mehmet Delia, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica e deri tek Shaban Jashari me dy të bijtë

Rekonstruimi i kullës Tahir Meha në Prekaz është bërë në vitin 2008, investitor ka qenë Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ( MKRS ). Kulla e ndërtuar nëvtë njejtin oborr ku gjindej kullëa e vjetër është identike me kullën e vjetër e cila nuk mundi të rezistojë, pavaresisht luftës dhe rezistencës qe u bë në të. Brenda kullës së re, me pamjen identike e asaj të vjetrës mund të shihni historinë përmes fotografive të vendosura në mur.

Në këto fotografi janë të gjithë protagonistët e ngjarjes së luftës për rezistencë.

Një rrëfyes i historisë dhe rezistencës ështe edhe një djep ne të cilin ishte vajza 9 muajshe e Tahir Mehës, e cila mrekullisht i kishte shpëtuar luftës. Sot kur flasim, kjo kullë e lavdishme është e mirëmbajtur mirë dhe është e hapur për vizitorë.

 

Vizita në të do i’u bënte të prekni nga afër rezistencë  dhe historinë e një prej trimave më me zë të trevës së Drenicës.Historia nuk bën të harrohet asesi, aq më pak ajo që na bën të ndihemi krenarë  për atë që shqiptarët ishin ndër breza. Kjo kullë qe gjindet vetëm pak kilometra nga qendra e qyretit të Skenderajt, ju jep vizitorëve ndjenjën e krenarisë, krenari të cilën e perfaqëson cdo pjesë e kësaj kulle.

Linku Google  Maps: https://maps.app.goo.gl/52ysYqBGHUtmeCcu6

sqAlbanian