E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Xhamia e Miftar Beçukut

 

Në Komunën e Vushtrrisë, në fshatin Bequk, gjendet Xhamia e cila njihet në popull si: Xhamia e Miftar Bequkut.

Xhamia e cila është ndërtuar në vitin 1867, ani pse mban mbi “supe” vështirësitë e ndryshme të kohës, ende mban me fanatizem frymën e së kaluarës dhe origjinalitetin e ndërtimit.

Kjo xhami edhe pse e thjeshtë në dukje ka një ndërtim tejet interesant dhe të vecantë për kohënn kur është ndërtuar.

Me një pamje që dominon druri, kjo xhami ka një hijeshi që të bën të kthehesh pas në kohë, ku ndërtimet e xhamive edhe pse kanë qenë të madhësisë minimaliste, kanë qenë të vecanta, unike dhe shumë atraktive për sy.

Cdo pjesë e kësaj zhamie të jep ndjesinë se je kthyer pas në kohë. Që nga fillimi e deri në ditët e sotme Xhamia gjithherë ka shërbyer si objekt sakral për ritet, ceremonitë fetare të komunitetit islam. Xhamia me etazhe P+1. E ndërtuar ne një terren me ramje te lehte është e ndërtuar mbi bazament katër këndor me mure guri te suvatosura dhe te ngjyrosura. Konstruksioni tavanit dhe kulmit ne xhami janë të punuara nga konstruksioni i drurit. Kulmi është e mbuluar me tjegulla te falsuara. Te gjitha hapjet ne objekt janë katër këndore dhe te punuara nga druri. Mihrabi, gardhi i galerisë dhe shkallet te cilat lidhin hajatin me galeri janë te punuara po ashtu nga druri. Veshja e dyshemesë është me dërrasa.

Fasada juglindore, karakterizohet me hyrjen me çardaku te hapur katër këndor me konstruksion druri cili qëndron mbi podest guri.

Xhamia përbehej nga para hyrja (hajati) salla e lutjeve (harimi) me elementet tjera si mihrabi, mimberi,galeria (mahfili) . Xhamia nuk ka minare.

Xhamia edhe pse me disa intervenime të vogla ka ruajtur tiparet arkitektonike origjinale

Nëse doni të vizitoni këtë xhami, e që të paktën të shkrepni disa fotografi interesante në të, atëherë vizitoni fhstin Beçuk, dhe binduni me autenticitetin që e karakterizon atë.

Jepni vetes mundësinë të eksploroni të kaluarën, duke e përcjellë atë tek brezat e së ardhmes, të cilët duhet t`i promovojnë këto objekte që përfaqësojnë pasuri kulturore.

 

 

sqAlbanian