E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Shtëpia e Zymer Musiqit

 

Fshati Ceceli i cili emërohet në bazë të shenjtores Sicilia është i regjistruar në Muhasebe-i Vilajet-i RUMELI DEFTERI 1530 (937 h), në kuadër të Sanxhakut të Vushtrrisë me emrin Çeçelije. Shtrihet në një luginë, në mes kodrave, në të dy anët e lumit, rreth 14 km në verilindje të Vushtrrisë.

Është vendbanim i ndarë në lagje, të tipit të dendur. Fshati ishte çiftllëk i Bejlerëve nga Vushtrria, ku çifçinjtë ishin banorët shqiptarë të këtij fshati, në fillim të fisit Berisha e pastaj familjet që jetojnë sot.

Nga të dhënat e familjarëve dhe fshatarëve thuhet se shtëpia ishte e ndërtuar nga mjeshtrit Dibran, si dhe konsiderohet se ishte shtëpia e parë e këtij tipi në këtë trevë, e cila dikur funksioni si shkolla e parë në këtë rajon, me vone per te shërbyer si ndertese e Kajmakamllëkut / Komuna / Administarat  e Rajonit.

Shtëpia është ndërtuar në fillim të shekullit XVII. Kjo shtëpi shquhet me një arkitekturë me tipare të veçanta. Është e ndërtuar prej materialit të gurit, drurit dhe llaçit të përzier me byk e me kashtë.

Shtëpia është e tipit në kat (p+k) Kati përdhe i tëri është i punuar nga materiali i gurëve të butë gëlqeror dhe drurit dhe me mure me trashësi rreth 1m. Kati i parë është i ndërtuar prej çatmave dhe llaçit të përzier me byk e me kashtë, ndërsa ana veriore e katit të parë prej materialit të gurit dhe drurit. Pullazi i punuar me çatma dhe i mbuluar me tjegulla të vjetra dhe me strehë të dalura jashtë 1m.

Shtëpia ende ruan autenticiteti dhe integritetin e saj. Andaj vizitojeni dhe njihuni për nga afër me veçantinë që ajo posedon.

 

 

 

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/GExuVuAN6yTSkqVk6

sqAlbanian