E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Shtëpia e Zejnullah Beut

Në fshatin Balincë, fshat ky në veriperëndim të Vushtrrisë ndodhte Shtëpia e Zejnullah Beut. Shtëpia e cila qe ndërtuar në shekullin XX, karakterizohet me arkitekturë të veçantë neoklasike të realizuar në fshat.

Shtëpia-kullë kishte destinim banimi. Ajo ishte ndërtuar nga ana e Zjenullah Beut cili kishte ndërtuar edhe Hamamin e Mitrovicës. Sipas të dhënave nga ana e familjarëve dhe fshatarëve ky objekt ishte i destinuar si pushimore e familjes Berisha, (Zejnullah bej Berishës, paraardhës i Hasan Prishtinës). 

Shtëpia e banimit e Zejnullah Beut është monument i trashëgimisë arkitekturale nën mbrojtje të ligjit për trashëgimi kulturore. Ajo ishte e ndërtuar si pjesë e shumë pronave që i kishte në pronësi ky tregtar i pasur. Besohet se fillimisht kjo shtëpi ishte ndërtuar si vilë-pushimore, pasi që familja jetonte në shtëpitë dhe pronat tjera që kishin në rajonin e Vushtrrisë. Si patriot i madh dhe arsimdashës, Zejnullah Beu la këtë shtëpi të përdoret si shkollë. Të dhënat na tregojnë se para dhe gjatë periudhës së luftës në Kosovë shtëpia kishte funksionuar edhe si stacion policor, ku ishin krijuar edhe dhomat e burgjeve në katin e sipërm.

Shtëpia me bazë drejtkëndore dhe me etazhe P+1, me konstruksion meskatesh nga guri dhe dheu, ka të ngritura muret masive në përdhese me gurë, ndërsa në kat me tulla. Hyrja për në shtëpi bëhet nga dera dykrahëshe e hekurt, e dekoruar me rozeta e cila është e hapur nga ana veriore e fasadës, dera është e vendosur pas hapësirës së gurit të harkuar me qemer të shkallëzuar, e dekoruar me elemente artistike. Shtëpia karakterizohet për një ndriçim të pasur. Hapësirat e dritareve  shihen nga të tri anët e fasadës, përveç në atë perëndimore.

Shtëpia në fjalë kishte ndërruar disa herë funksion, andaj edhe janë bërë disa transformime në objekt, siç janë thyerjet e mureve dhe vendosja e grilave në një dritare. Nga mesi i shek. XX shtëpia funksionon si shkollë e fshatit dhe fshatrave përreth, pas disa viteve si stacion policie, e pas viteve ’80 si shtëpi kulturore.

Në vitin 2014 u ndërmorën masat emergjente, investitor ishte MKRS-ja.

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/JTb4B5kZQc9FW7yDA

sqAlbanian