E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Shtëpia e Kulturës në Runik

 

Fshati Runik i pozicionuar në trevën e Drenicës, në jugperëndim të Mitrovicës dhe veriperëndim të Skenderajit dëshmohet ndër vendbanimet me të hershme neolitike të Kosovës.

Në këtë fshat, i cili për nga gjetesia gjeografike është vend i vogël, gjendet një nga monumentet kulturore më interesante sa I përket zhvillimit të hershëm të Kulturës në Kosovë.

Në këtë fshat gjendet Shtëpia e vjetër e Kulturës e cila zë vend të veçantë në kujtesën kolektive të komunitetit si dëshmi e historisë kulturore të Runikut por jo vetëm.

Ky objekt ka funksionuar si Shtëpi e Kulturës që nga vitet e 50`-ta e deri në vitet e 90`-ta të shëkullit XX.

Vizita e këtij lokacioni, ju shpie në një dimension tjetër të jetës kulturore që zhvillohej dikur, ani pse gjysmë e shkatërruar, në të frymon ende historia e cila rrëfehet nga muret e vjetra të këtij objekti.

 

Fshati Runik pasqyron qytetërimin edhe ne kohë, periudha tjera historike. Shtëpia e Kulturës në Runik e ndërtuar ne mesin e shek. XX (1950) në lokacioni , krahun e djathtë të rrugës Skenderaj – Istog ( magjistralja Mitrovicë – Pejë).

Objekti është i ndërtuar ne qendrën e vendbanimit , ne afërsi me objekte të karakterit publik. Objekti i ndërtuar ne sistemin masiv, me themele dhe mur të xokullës të muratuara me gurë, përdhesa është e ngritur nga mure masive të muartuara me tulla te plota.

Tavani dhe kulmi janë te realizuar nga konstruksioni i drurit. Mbulesa e kulmit shumefaqesor e realizuar me tjegulla të falcuara te argjilës se pjekur. Plafoni dhe dyshemeja te veshura me dërrasa Para hyrja e realizuar me hapje harkore dhe me shkalle te gjera i japin objektit karakter monumental. Hapësirat ndriçuese – dritaret dhe hyrjet – dyert me forme drejtkëndore ishin te realizuar me zdrukthëtari nga druri. Muret e jashtme dhe te brendshme janë të suvatosuar, gëlqerosura, ngjyrosura.

 

Objekti nga vitet e 50 deri ne ato të 80 të shek. XX, funksiononte si Shtëpi e Kulturës dhe si depo e drithërave. 1957/58 fillon te funksionon Kinemaja, për të vazhduar pastaj edhe me themelimin e bibliotekës e cila kishte një fond rreth 11000 libra. Ne vitet e 80-ta të shekullit XX filluan vitet e teatrit të cilat njihen si vite të arta të zhvillimeve kulturore të vendbanimit.

Objekti është në gjendje shume te keqe. kulme te rënuar, mure të dëmtuara nga dhëmbi i kohës. Objekti që nga vitet e 90-ta të shek XX është jashtë funksionit.

 

Restaurimi i këtij objekri do të nisë në fillim të vitit 2025. Ky restaurim pritet të kushtojë deri në 1.7 milion euro. Restaurimit të Shtëpisë së Kulturës në Runik, monument i trashëgimisë kulturore, i parapriu përzgjedhja e projektit restaurues që u mundësua nga tri institucione: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Skenderajt dhe Fonacioni ‘Hajde”. Projekti i studios “Ars Atelie” është përzgjedhur për konservim- restaurim të kësaj shtëpie të kulturës.

 

Sipas ministrit aktual të Kulturës, duke ruajtur vlerat dhe strukturën origjinale, projekti i përzgjedhur shpalos tërë potencialin e monumentit drejt një hapësire që përveç funksionit, ngrit edhe vetëdijen për trajtimin e mirëfilltë të monumenteve të Kosovës.

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/zSvpLktJU5gFb5ey5

sqAlbanian