E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Përmendorja e Minatorëve

Me të arritur në qytetin e Mitrovicës, objekti i parë që bie në sy është njwë përmendore e lartë, në një kodër të gjelbëruar buzë pjesës urbane të qytetit. Ky objekt që ngritet mbi qytetin e Mitrovicës është i njohur me emrin Përmendorja e Minatorëve. Rrjedhimisht në kujtesën e secilit, emri i Mitrovicës asocion me këtë objekt, që shihet nga të gjitha pjesët e qytetit. Mitrovicasit këtij objekti i referohen vetëm me “përmendore”, por që ky monument ka një emër, histori dhe ka një kuptim, apo thënë më drejtë kishte dikur.

                     

Fotografitë: Kemajl Behrami

Kjo përmendore 19 metra e lartë, që ishte ndërtuar më 1973, deri sot në aspektin pamor nuk ka ndryshuar, por që emërtimi dhe kuptimi i janë përshtatur sipas nevojave të kohës!

Elementi i parë më i dukshëm simbolik brenda këtij monumenti është blloku horizontal i betonit i mbuluar me pllaka bakri, në formë të shportës së xeheve të Trepçës, i mbështetur në dy shtylla të mëdha flautike.

Përmendorja e Minatorëve është një strukturë me madhësi 19m,  e përbërë nga tre elemente, me dy shtylla masive nga betoni që mbështesin një bllok sipër të betonit të stilizuar me simbolikën e kovës së xeheve. Madhësia e distancës ndërmjet shtyllave është 16m dhe lartësia 18m. Struktura e sipërme prej betonit dikur ishte e mbështjellë në pllaka bakri, mirëpo ndër vite ka rënë.

                                    

Fotografitë; Armend Islami

Monumenti ka për bazë dy simbolika: kolonat vertikale janë simbolikë e rënjes së shtyllës së teleferikut në fshatin Rahovë të Shalës së Bajgorës, që njihet si sulm i parë ndaj pushtuesve gjerman nga minatorë të revoltuar në vitin 1941, si dhe shpjegimi tjetër thuhet se dy kolonat e monumentit simbolizojnë etninë shqiptare dhe serbe.

Pranë përmendores janë dy varreza përkujtimore nga mermeri të mbuluara me pllaka të bronzit, ku prehen eshtrat e minatorëve të vrarë përfshirë Muharrem Bekteshin.

 Projekti filloi të punohet në vitin 1959 dhe u finalizua në vitin 1973 përmendroja me dy varret. Deri në finalizimin e këtij projekti iu deshën 12 vjet të diskutimit, ridizajnimit, rimendimit dhe negociatave për vendosjen në formën përfundimtare të monumentit.

Pas gati gjysëmshekulli, qytetarët e Mitrovicës janë të familjarizuar me këtë objekt, dhe e cilësojnë si objekt reprezentues të qytetit të Mitrovicës.

Pamja e kësaj përmendoreje aq sa është interesante për nga dukja, është edhe e vlefshme për nga kuptimi dhe historia që ajo bart.

Për vizitorët, ky objekt përveç se një monument me vlera i trashëgimisë kultutore, është edhe një lokacion atraktiv, vend nga i cili mund të shihet e gjithë Mitrovica.

Mos e leni pa e vizituar këtë vend, nga i cili do mbeteni të impresionuar dhe do i’u mbetet në kujtesën tuaj si një nga vendet më interesante në Kosovë.

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/9djfWf9g9wjA6zqs7

sqAlbanian