E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Muzeu shtetëror i kristaleve dhe mineraleve

 

Në Stantërg të Mitrovicës, jo shumë larg rrugës kryesore që të shpie në qytet, gjendet Muzeu shtetëror i kristaleve dhe mineraleve. Ky muze, që bart vlera të rralla të trashëgimisë kulturore e industriale të Kosovës ka rreth 2 mijë eksponate të cilat janë ndër më uniket në Evropë.


Ky muze i cili është themeluar në vitin 1964 konsiderohet si krenaria e Kosovës për bukuritë e kristaleve dhe mineraleve të llojeve të ndryshme. Për shumë vite radhazi,Muzeu i kristaleve ka qenë dhe mbetet pikë ndalese për shumë vizitorë. Kristalet e ekspozuara në këtë muze kanë vlerë jashtëzakonisht të lartë trashëgimore muzeore, por edhe bartin cecili një bukuri pothuajse magjike që mahnisin syrin e mendjen e secilit që i sheh ato nga afër.

 

Ky muze ka perjetuar situata të vështira të objekteve të vjetra nëpër periudha kohore, por që në vitin 2012 me fonde të Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndërtuar objekti modern i këtij muzeu. Në këtë muze eksponatet ruhen në mënyrën dhe formën e merituar. Ato janë të ekspozuara nëpër sirtare qelqi, e të rrethuara me dritë e cila ua shfaqë atyre bukurinë e paimagjinueshme që kanë. Kristalet shumëngjyrëshe e të shumëllojshme, i japin këtij muzeu një bukuri e pamje mahnitëse.

Teksa sheh format, ngjyrat e llojet e ndryshme të kristaleve e çmuara që bartin afër vetes emrin e një vendi në Kosovë se ku ato janë nxjerrë, të bën të kuptosh, se toka jonë është një pasuri në vete, një thesar, vlerën e secilit duhet t’ia dijmë secili prej nesh. Teksa shetit nëpër hapësirat e këtij muzeu, do shohësh një formë unike të ekzpozimit të kristaleve, që bartin një shkëlqim pothuajse verbërues. Një nga gjërat më unike që do kesh mundësinë të shohësh në këtë muze, është një ndërtim në Miniaturë që paraqet komplet funksionon e minierës së Trepçës.

 

Ajo miniaturë, e ndërtuar me material qelqi, pasqyron qartazi horizontet e Minierës, dhe si pa e kuptuar, do gjesh veten duke imagjinuar minatorët që jetën e tyre ua kushtuan atyre horizonteve, për të nxjerre nga toka jonë e çmuar, pasurinë që ajo posedon.

Vizita në këtë muze të qon nëpër vende e toka të ndryshme të Kosovës, nga ku janë nxjerrë kristalet e çmuara që rrijnë krenare nëpër sirtarët që bërtasin heshturazi vlerën që posedojnë.

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/iHL5SHHcwmDZ6b6k8

sqAlbanian