E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Muzeu i Mitrovicës

Nëse doni të njihni historinë e Mitrovicës thjesht hidhni një sy nga e kaluara e saj, dhe mahnituni me ato që do mësoni. E për të gjetur një pasqyrë të së kaluarës, drejtohuni tek Muzeu i qytetit të Mitrovicës, institucionin që i’u servon të kaluarën në formën më të mirë të mundshme.
Muzeu i cili gjendet në qendër të qytetit, i ndërtuar në objektin me një stil arkitektonik modern, përmes artefakteve që ka të ekspozuara, përfaqëson më së miri trashëgiminë kulturore materiale të këtij rajoni. Po të vizitoni këtë muze, do të mahniteni me atë që gjeni në brendësi të këtij objekti.

Qysh në hyrjen e tij, në hollin e muzeut do gjeni veten të magjepsur nga fosilet e kafshëve që kanë jetuar në kohën e parahistorisë. Këto fosile janë pasqyra më e mirë e asaj se cfarë kafshësh kishte, dhe besoni apo jo, do mbeteni të habitur. Në një hapësirë tjetër të këtij objekti, do gjeni dhomën e arkeologjisë e cila do ju njohë me elemente të së kaluarës nëpërmjet eksponateve të gjetura nëpër zona të ndyshme të Mitrovicës. Eksponatet të cilat do i gjeni aty janë të periudhave të ndryshme përgjatë historisë.

Në ekspozitën e arkeologjisë është prezantuar fondi që paraqet kulturën materiale dhe është dëshmi për jetën, kulturën dhe ekonominë e regjionit të Mitrovicës, nga periudha e neolitit deri tek periudha e mesjetës. I tërë koleksioni i prezantuar në ekspozitë është ybuluar në Mitrovicë dhe rrethinë, në lokalitetet arkeologjike si: Fafos, Karagac, Runik, Lushtë, në Kalanë e Zvecanit, në Shalë, si dhe tek stacioni hekurudhor .
Ekspozita arkeologjike në Muzeun e Mitrovicës përmban: objekte kulti, figurina antopomorfe dhe zoomorfe, altarë, tavolina kulti, vegla pune, enë të ndryshme, armë, stoli, urna, lotore, si dhe shumë artefakte nga materiale të ndryshme, që janë dëshmi për mënyrën e jetesës, besimeve, si dhe ekonomisë së këtij regjioni.

Ndërsa një nga dhomat më interesante të këtij muzeu është ajo që përfaqëson etnologjinë.Kjo është një nga hapësirat më të mëdha të këtij objekti, dhe të futur nëpër  ^^kuti qelqi^^do gjeni  thesarin artizanal i cili pasqyron kulturën tradicionale të regjionit të Mitrovicës përgjatë shekujve XVlll, XIX, dhe XX.

Në këtë sektor, pra në sektorin e etnologjisë, prezantohet ekspozita “Kultura materiale me diversitet Kulturor në shek. XVlll-XX në regjionin e Mitrovicës“, dhe kjo ekspozitë pasqyron jetën shoqërore ekonomike të popullsisë së regjionit të Mitrovicës. Në këtë ekspozitë përmes kulturës materiale prezantohen disa casje shoqërore, kulturore e ekonomike të regjionit të Mitrovicës, që shfaqen në disa kontekste.
Këto qasje prezantohen përmes veshjeve të shumta të burrave dhe grave të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Mitrovicë, përmes enterierit të dhomave, përmes punës artizanale, motiveve dhe ngjyrave të përdorura, si dhe përmes stolive e aksesorëve. Këto materiale ofrojnë të dhëna për standin moshor, shoqëror, ekonomik dhe atij etnik.
Koleksioni është i mbushur me tekstile nga materiale të ndryshme, me enë të bakrit të dekoruara, me armë e instrumente muzikore, pjesë enterieri, si dhe vegla të ndryshme pune, e stoli të punuara në kushte shtëpie, si dhe nga mjeshtërit artizanale të punuara në regjionin e qytetit të Mitrovicës. Aty mund të shihni eksponate të periudhave të ndryshme përgjatë historisë, dhe të njiheni nga afër me trashëgiminë kulturore.

Muzeu i Mitrovicës u themelua në vitin 1952. Si institucion i kulturës është njëri ndër institucionet më të hershme nē Qytetin e Mitovicës. Muzeu u themelua për hulumtimin, grumbullimin, ruajtjen dhe promovimin e trashēgimisë kulturore materiale te regjionit të Mitrovicës.
Qè nga viti 2009 muzeu e ushtron veprimtarinë e tij në objektin e ish-Shtēpisë së Armatës Jugosllave në Mitrovicë. Objekti qe ndërtuar në vitin 1959 me një stil arkitektonik modernist, dhe qe dedikuar për nevoja ushtarake. Ky objekt eshte pjese e memories kolektive  të qytetit, ngase që prej viteve të ’70 ky objekt u përdor nga shume organizata per realizimin e aktivitete të ndryshme kulturore.

Pas luftës së fundit në Kosovë, u shfrytëzua nga komanda e KFOR-it Francez e më pas edhe nga TMK. Në vitin 2017 për shkak të historisë që prezanton ka hyrë në listën e objekteve të mbrojtura me ligj. Nëse nisesh nga ndërtesa e Komunës së Mitrovicës, do të duhen gjithsej 6 minuta për të mbërritur këmbë tek Muzeu i Mitrovicës, ndërsa me veturë, diku rreth 3 minuta. Largësia mes tyre është diku afër 450metra.
Muzeu i Mitrovicës u themelua në vitin 1952.

Si institucion i kulturës eshtë njëri ndër institucionet më të hershme në qytetin e Mitovicës. Muzeu u themelua për hulumtimin, grumbullimin, ruajtjen dhe promovimin e trashēgimisë kulturore materiale të regjionit të Mitrovicës.
Fillimisht muzeu ishte i vendosur në objektin e vjetër të komunës, kurse ne vitin 1960 punën dhe veprimtarinë e tij e vazhdoi në objektin e Hamamit të Qytetit.
Që nga viti 2009 muzeu e ushtron veprimtarinë e tij në objektin e ish-Shtepisë së Armatës Jugosllave në Mitrovicë. Objekti qe ndërtuar në vitin 1959 me një stil arkitektonik modernist, dhe qe dedikuar për nevoja ushtarake. Ky objekt është pjesë e memories kolektive të qytetit, ngase që prej viteve të 70-ta ky objekt u përdor nga shumë organizata për realizimin e aktivitete të ndryshme kulturore.

Pas luftës së fundit në Kosovë, u shfrytēzua nga komanda e KFOR-it Francez e më pas edhe nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Në vitin 2017 për shkak të historisë që prezanton si dhe vlerave arkitektonike që përfaqëson, vjetërsisë dhe memories kolektive që komuniteti ka për të, ka hyrë në listën e objekteve të mbrojtura me ligj. Në fillimet e veprimtarisë së tij, Muzeu i Mitrovicës ështèë pasuruar me koleksionin e fosileve. Gjatë kësaj periudhe filluan gërmimet arkeologjike në disa lokalitete në Mitrovicë, germime qërezultuan me mijëra gjetje arkeologjike, dhe pjesa tjetër e koleksionit u pasurua nga puna dhe angazhimi i stafit profesional në krye me themeluesin e këtij institucioni, drejtorin e parë të muzeut, z.Sylejman Murati.

Në vitin 2021, Organizata për Hulumtime dhe vetëdijësim Shoqëror TRUNGU ka arritur të bëjë digjitalizimin e Muyeut të qytetit të Mitrovicës. Digjitalizimi i këtij muzeu është bërë me mbështetje të Ministrisë për Kulturë Rini dhe Sport. Ata që këtë Muze nuk mund t’a vizitojnë për së afërmi, mund t’a vizitojnë përmes linkut të mëposhtëm që të qon tek hapësirat e këtij muzeu.
KLIKO PER TE PARE MUZEUN E DIGJITALIZUAR NGA OHVSH-TRUNGU
Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/R6afTkSM7kayUFr29

sqAlbanian