E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Kulla e Ilaz Kodrës

 

E gjithë Kosova, por në vecanti Drenica është e njohur për kullat e heronjëve të cilët përpos si shtëpi banimi, këto kulla i kanë përdorur edhe si vend për kuvendim e mbledhje e strehim trimash.

E tillë është edhe Kulla e Ilaz Kodrës. Dikur kjo kulle ishte shtëpi banimi, ndërsa në periudhën e okupimit, ishte edhe pikë takimi i ish-luftëtarëve e atdhetarëve të kohës. Po në këtë kullë ishin bërë organizime e plane ushtarake të rezistencës kombëtare shqiptare. Kulla e Ilaz Kodrës është një monument i trashëgimisë kulturore në Prekaz të Epërm të Skënderajt.

Më saktësisht, kjo kullë gjendet në lagjen Kodra të Prekazit heroik Skenderajt. Nga populli, kjo kullë ishte emërtuar dhe njihet me epitetin kulla e ‘‘Bashkimit’’.

 

Kulla e Ilaz Kodrës, është një kontinuitet i ndërtimit të kësaj kulle në themelet e kullës së ma hershme. Sipas të dhënave që i morëm nga Rexhep Kodra,thotë se ‘‘Kulla e hershme në themelet e secilës qëndron kulla e sodit, takon gjysmës së dytë të shek. XIX e ndërtuar nga  Zenel Kodra. Kulla shkatërrohet  në kohen e luftës së dytë botërore. Për tu ndërtuar ne fillimi e viteve 1980, në kohen e luftës së fundit (1998-1999) kulla digjet tërësisht. Mbas përfundimit të luftës është sanuar. Kulla ka qenë dhe është dy katëshe.

 

Familja Kodra kanë pasur një traditë patriotike dhe atdhedashurie, këtë e vazhduan gjer në luftën e fundit për ta vazhduar edhe sot njëri ndër ta ishte Ilaz Kodra, një veprimtar i shquar i cili qe nga fëmijëria ishte në rrjedha dhe përcjellje të vazhdueshme, të vuajtjeve qe i kishte populli Shqiptarë. Shkollën e mesme e kishte ndërprerë për tu kyçur dhe dhanë kontributin e tij për kauzën kombëtare. Kulla e tij në luftën e fundit (1998-1999) kishte shërbyer si vend-takim mes, patriotëve të asaj kohe në krye me Adem Jasharin, ngase Ilaz Kodra bënte pjesë në atë grup dhe kishte kryer stërvitjet ushtarake në Shqipëri. Prandaj përveç vlerave qe ka kulla, kësaj kulle ja shumëfishon vlerat veprimtaria atdhetare në të cilën është zhvilluar në të. Prandaj në popull njihet me emrin ‘‘Kulla e Bashkimit’’ për faktin se i bashkonte veprimtar, bashkëluftëtar dhe patriot të shquar të asaj kohe.

 

Gjatë luftës kulla ishte djegur, por jo tërësisht dhe menjëherë pas përfundimit të luftës është restauruar si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Financimin e pamjes së jashtme të kullës e kanë bërë shokët e Ilaz Kodrës, ndërsa atë të brendshëm e ka bërë Komuna. Afër kullës gjendet edhe busti i heroit Ilaz Kodra, si dhe gjendet automjeti me të cilin janë shërbyer pjesëtarët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës, e së bashku me ta edhe Ilaz kodra. Kulla sodë shërben si muze dhe është e hapur për vizitorë.

 

Janë zhvilluar punimet e rregullimit të Oborrit dhe disa punimeve tjera në emër të mirëmbajtjes – investitor MKRS-ja (Korrik/Gusht, 2017). Kjo kullë, e cila ruan të freskët historinë e lavdishme të heroit Ilaz Kodra, është një vend i qëndresës, i cili pret që historinë e saj t`ia “rrëfejë” secilit vizitor që merr rrugën për tek lagjja Kodra.

Vizita e kësaj kulle, përvec që do i`u njohë me historinë e lavdishme, do i`u njohë edhe me stilin arkitekturor të një kulle që në pamje duket sikur vjen nga një kohë e vjetër, e që modernizimin e shfaq vetëm në disa fotografi në muret e brendshme të saj.

Të gjithë, e sidomos gjeneratat e reja, ua kemi për borxh një vizitë kullave që na e mësojnë historinë më shumë se leximi i një rafti librash. Ato të japin mundësinë të shohsh, prekësh e përjetosh  historinë e cila rëfehet nga secili gur që ato mbajnë. Andaj, jepni rwndwsi tw kaluarws, duke ndarw kohw nga e tashmja, e duke vizituar kullwn e Ilaz Kodrws, e cila gjendet vetwm 2-3 kilometra nga qendra e Skenderajt.

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/UnvhJSVm4BP3zaHT6

sqAlbanian