E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Hamami i vjetër

 

I vjetër gati sa vetë qyteti, në bërthamën e qytetit antik të Vushtrrisë, gjendet Hamami i vjetër i qytetit, i njohur ndryshe edhe si Hamami i Gazi Ali Beut.

Hamami i vjetër i Vushtrrisë nga banorët njihet edhe si “Thesari i Vushtrrisë”.

Me një ndërtim të veçantë, i përbërë nga tri dhoma, Hamami i vjetër, apo siç njihej ndryshe si banjo publike, është ndër monumentet më të rëndësishme të qytetit.

Ambienti i brendshëm i këtij objekti ruan gjurmët e së kaluarës në çdo cep të tij. Aty mund të shihen ende të gjitha pjesët e kësaj banje publike që u shërbeu burrave dhe grave të këtij qyteti antik. Pamja e tij ju bën të lundroni në mënyrën e jetesës së shekullit XV, dhe ju bën të prekni gjurmët e periudhës së Perandorisë Osmane. Hamami i Vushtrrisë është njëri ndër objektet më të ruajtura të periudhës otomane i karakterit social, me rëndësi dhe vlera të larta të trashëgimisë kulturore.

Objekti paraqet dëshmi të stilit tipik të jetës, në periudhat e funksionimit të tij. Hamami gjendet në një areal urban arkitektonik që është rrethuar me objektet dhe zgjedhjet hapësinore të arkitekturës ambientale. Kompozicioni arkitektonik i Hamamit, ka një shprehje specifike e cila e dallon nga objektet tjera publike të cilat janë të mbuluara me një kupolë. Ky objekt ka disa kupola të vogla dhe bashkë me qemerët e tij shprehin ritëm të një proporcioni. Ky ritëm i mbulimit horizontal i kundërvihet kubusit nga gurët e ftohtë (pjesa e ftohtë dhe e vaktë – pa hapje), ashtu që në arkitekturë fitohet një karakter i kompozicionit arkitektonik me një shprehje skulpturale si ndërthurje e arkitekturës osmane me at lokale. Përkundër ndikimeve të faktorëve të ndryshëm, aseti ka ruajt autencitetin dhe integritetin e tij. Në strukturën e hamamit, shihet se ka pasur intervenime edhe më të hershme, gjë të cilën e dokumentojnë llojshmëria e llaçit dhe suvasë të përdorura nga brenda dhe jashtë.

Foto: Arben Llapashtica

Sipas informatave të mbledhura, intervenimi i parë i dokumentuar ka qenë në vitin 1986, në kuadër të programit të IMMK-së ka qenë projekti me masa emergjente për pastrim dhe rregullim të ujit dhe kanalizimit të hamamit të Vushtrrisë. Intervenimi tjetër ka qenë diku rreth viteve ‘98-‘99.

 

Konservimi dhe restaurimi i Hamamit të Vushtrrisë, Financuar nga Fondi i Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara është bërë në periudhën Dhjetor 2012-Mars 2013). Punimet i realizoi: Trashëgimia Kulturore pa Kufij/Cultural Heritage Without Borders

Nëse doni të ktheheni pas në kohë, dhe të përjetoni dhe ndjeni nga afër kohën e perandorisë Osmane, atëherë bëjeni një vizitë të shkurtër në hamamin e qytetit në Mitrovicë, dhe do prekni copëzat e historisë.

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/E3diCAcaeocp3kr88

sqAlbanian