E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Gjyteti i Rashanit

Në mes të natyrës dhe antikitetit, 5 km në distancë ajrore me qytetin e Mitrovicës gjendet Gjyteti i Rashanit. Vizitoni “Gjytetin e Rashanit”, ku mund të shihni nga afër “Kalanë e Rashanit”, ndërtim i ilirëve mbi një shkëmb 80-100m të lartë.

Kalaja e Rashanit i njohur edhe si Gjyteti i Rashanit është një vendbanim i antikitetit të vonë i ndërtuar nga ilirët, përkatësisht dardanët në shekujt IV dhe V pas Krishtit. Ndodhet në afërsi të fshatit Rashan, në pjesën kah fshatrat Trepçë, Cërnushë dhe Smrekovnicë, afërsisht 5 kilometra në distancë ajrore nga Komuna e Mitrovicës.

   

Kalaja e Rashanit është ndërtuar mbi një shkëmb 80-100 metra nga toka. Ajo ka një pozitë shumë të favorshme, dhe së bashku me Kështjellën e Zveçanit ato kishin rolin e tyre në mbrojtjen e pasurisë minerare dhe minerale të Rajonit të Shalës së Bajgorës.

Nga kjo kullë kontrollohej rruga që vinte nga Trepça dhe rruga që vinte saktësisht nga Rashani në verilindje të kalasë. Në pjesën e brendshme të kullës, ose e njohur si Dhoma e Mbretit rrjedh një shkallë në formën e një parmaku për të vendosur gjërat mbi të.

Bazuar në toponimet dhe mikroponomitë rreth fshatit Rashan thuhet se kjo kala ishte një degë e dinastisë mbretërore Dardane. Në afërsi të kështjellës ndodhet edhe një krua që popullsia e quan “Kroi i Gjytetit”.

Për të Vizituar “Gjytetin e Rashanit” duhet të shkoni në fshatin Rashan i cili ndodhet  14.5km nga qendra e Mitrovicës nëse udhëton me veturë, dhe diku afërsisht 30-40 minuta.

                              

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/6FpNe8SkNnKREQga6

sqAlbanian