E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Xhamia e Mazhiqit

 

Nëse jeni duke u ngjitur drejt fshatrave të Shalës së Bajgorës, në skaj të rrugës në fshatin Mazhiq të Shalës së Bajgorës, shumë pranë saj do të i`u bie në sy një gërmadhë e një objekti të vjetër. Ai objekt është ‘Xhamia e Mazhiqit’. Ky objekt cilësohet si një ndër objektet më të vjetra të kulturës Islame në Kosovë, por lirisht mund të themi edhe në Ballkan.

I rrethuar me pamje të bukura malore e shumë piktoreske është një destinacion shumë i veçantë për tu vizituar dhe për tu njohur më shumë me kulturën islame në këto anë. Fshatarët përreth e ruajnë dhe e kujtojnë si një aset të çmuar të fshatit të tyre. Nëse gjatë vizitës së xhamisë hasni në ndonjë fshatar përreth, menjëherë do të shfaqet mikëpritja e tyre dhe do të jenë të gatshëm të rrëfejnë ‘aq sa dinë’ për historinë e xhamisë, por edhe për histori tjera të Shalës, që janë përcjellur ndër breza e që nuk janë të pakta.

 

Historikisht, Xhamia e Mazhiqit ka qenë qendra e jetës fetare dhe kulturore për banorët e atij vendi. Ndër shekuj, xhamia ka ruajtur vlerat e saj dhe është një vend ku besimtarët janë mbledhur për lutje dhe reflektim. Xhamia e Mazhiqit, edhe pse e rrënuar, mbetet një simbol i rëndësishëm i tashëgimisë së këtij vendi, duke shkëlqyer si një kujtesë e lashtë që reflekton kohën dhe historinë e kaluar.

Nëse doni të vizitoni këtë lokacion, ju duhet të kaloni në rrugën Mitrovicë – Podujevë, dhe në kilomertrin e trembëdhjetë, pra shumë pak nga Mitrovica, gjendet Xhamia me Varre e njohur me emrin Xhamia e Trepçës.
Xhamia e Trepçës me varrezat, paraqet mbeturinat e qytetit të braktisur dhe të vdekur që nga periudha e pushtimit osman. Sigurisht që nga kjo kohë daton kjo Xhami. Në fillim mund të ketë qenë si mesxhid e më vonë të jetë e shndërruar në xhami. Të dhënat për ngritjen e saj lëvizin në kohë. Sipas shënimeve turke, xhamia është ndërtuar nga Muslihuddin Abdu’l-Gani kah mesi i shek. XVI, sipas hixhrit fundi i vitit 956, (mesi i vitit 1549). Po i njëjti ka financuar ndërtimin e “Dykanxhik Xhamisë”, “Kurshumli Hanin”, “Shengyl Hamamin” dhe sistemin e ujësjellësit në Shkup. Sipas dokumenteve (“Vakfije” – Nr.v. EV. K.K 632 Defter. Fq 494 … 209) në të njejtin vend po i njejti person së bashku me “Mesxhitin” ka ndërtuar edhe hanin i cili mendohet se i ka themelet në afërsi të xhamisë. Sipas Vakfies, fshatarët rreth qytezës së Trepçës merreshin me bujqësi dhe punonin gjatë ditës tokën e tyre.

 

Fotografitë: Valon Hakaj

Xhamia ka shërbyer për faljen e namazit të sabahit, akshamit dhe të jacisë. Sot objekti ka humbur funksionin. Në oborrin e xhamisë gjendet një nishan varri me mbishkrimin osman i cili i ka takuar RAMAZAN BIN OSMANIT është shkruar viti 1000 H. (1591 – 1592) ndërkaq në një nishan tjetër qëndron viti 967 H. (1559). Struktura është ndërtuar prej murit të përzier (gurë-tulla) nga materiali guror molloz dhe tullave të plota të argjilës së pjekur. Kalimi nga muret në kupolë-kube, bëhet përmes pandatifeve të përpunuara në formë stallagmitesh – mukarnas. Kupola qendrore, ato të hajatit, si dhe elemetet konstruktive këndore – pandatifet janë të realizuara prej tullave të plota të pjekura. Muret e muratuara me gurë mollozë në zonën e brendshme të hapësirës së faljes përfundojnë në formë harkore të realizuara dhe të përfunduara me harqet prej dy rendeve me tulla të plota të pjekura.

Objekti është përdhesë drejtëkëndëshe i përëbërë prej hapësirës për lutje – harimit dhe hapësirës hyrëse – hajatit (son – xhematit). Hapësira qendrore e lartë për lutje ishte e mbuluar me një kupolë, ndërsa hajati me dy kupola. Minarja e ndërtuar nga gurët është e vendosur në pjesën perëndimore të xhamisë. Ajo çka e bën interesant këtë objekt të ndërtimit të xhamive të kësaj periudhe është hyrja ekscentrike – jo qendrore. Dritaret në nivelin e parë janë në formë katërkëndëshe me hark prej guri, kurse dritaret e nivelit të dytë dhe ato në nivel të pandantifeve po ashtu janë me hark prej gurit të përpunuar. Sot ky monument i kulturës është në gjendje rrënoje. Muret janë dëmtuar në masë të madhe kurse kupola qendrore është e rrënuar tërësisht. Po ashtu edhe hapësira e hyrjes – hajatit, shtyllat, harqet dhe dy kupolat janë të rrënuara tërësisht, përveç murit perëndimor.

 

Të gjitha elementet dekorative në brendësi të hapësirës mungojnë, përveç mihrabit i cili është në masë të madhe i shkatërruar. Themeli i minares e cila tangjenton ballin perëndimor të hapësirës hyrëse – hajatit, ka arritur deri në ditët tona. Gjatë kohëve, sipas njohurive të gjerëtanishme, xhamia nuk ka pësuar transformime. Në vitin 2012 u ndërmorën masat emergjente, investitor MKRS. Ndërsa që nga viti 2019, ky object është future si object nën mbrojtje të përkohshme.

Për të gjithë ata që duan të eksplorojnë kulturën dhe arkitekturën fetare islame, Xhamia e Mazhiqit ofron një përvojë unike dhe frymëzuese.

Linku Googel Maps: https://maps.app.goo.gl/maE9Uxb3n5TW1nyy5

 

en_GBEnglish