E ndërtuar në vitin 1825, xhamia e fshatit Syriganë të Skenderajt është një nga objektet më të vjetra të kësaj zone.
Syriganës, që njihet si një nga fshatrat më të bukura të drenicës, kjo xhami i shtohet si një aset i cmuar, e që vlerën dhe rëndësinë historike e mban në cdo pëllëmbë të saj.
Si brenda, ashtu dhe jashtë saj, kjo xhami ka karakteristika të vecanta dhe shquhet si një objekt fetar që është i ndërtuar nga materiale tradicionale.
Nuk do i`u duhen më shumë se 30 minuta kohë, për të përshkuar rrugën 18 kilometërshe nga qyteti I Skenderajt, e për të mbërritur në fshatin Syriganë, ku në mes të fshatit do i`u presë krenare xhamia e fshatit. Xhamia e fshatit Syriganë, ndodhet mes lagjeve “Kamberaj” dhe “Kajtazi” që shtrihen përgjatë luginës së lumit Gujafq.
Xhamia është ndërtuar me iniciativën e xhematit të fshatit Syriganë dhe lagjes “Loshaj”. Xhamia ka qenë pronë e familjes Loshi, ndërsa tani është pronar KBI-Skenderaj. Xhamia gjithnjë ka pasur funksionin e objektit sakral. Gjatë luftës së fundit të vitit 1998/1999 xhamia ka pësuar dëmtime.
Ajo është e ndërtuar kryesisht me materiale tradicionale (gurë, dru dhe mbulesa e kulmit me tjegulla të rrafshëta të argjilës së pjekur). Xhamia është me etazhitet P+0 në enterier me formim të çardakut, i cili është i konstruktuar nga druri, dhe me rrethojë – gardh nga druri, me elemente dekorative. Në mesin e çardakut dominon zgjerimi në formë harkore, i cili përveç efektit funksional ka edhe efekt dekorativ. Në enterier të xhamisë dominojnë elementet konstruktive dhe dekorues të drurit të pasura me motive gjeometrike. Muret janë të suvatuara dhe të gëlqerosura me llaç. Kornizat e hapjeve (dyer dhe dritare) janë të punuara nga druri.
Deri në kohën e ndërtimit të minares, objekti karakterizohej si mesxhid. Për nga tipologjia e ndërtimit i takon stilit te hershem osman, tipi i xhamive me sallë të mbuluar me çati druri e tjegulla. Periudha e ndërtimit, pra, shek XIX dëshmon për
përhapjen e stilit islamo-shqiptar e ne ketë xhami dora e mjeshtrit shqiptar dhe teknika e ndërtimit janë te dukshme.Ndërtimi i minares së xhamisë daton pas vitit 1999. Objekti i xhamisë ka pësuar transformime.
Tani në vitin 2024, është hartuar projekti për restaurimin e xhamisë në nga Instituti për Trashëgimi Kulturore Islame, Planifikim dhe Ndërtim.
Fotografitë e realizuara nga fotografi Sefer Aliqkaj
Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/p81A8XWEG7zZvDwa9