E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Shtëpia e Armatës

Shtëpia e Armatës pasqyron frymën e modernizmit të mesit të shekullit XX. E ndërtuar në vitin 1959, kjo strukturë arkitektonike rrëfen një histori të pasur. Për dekada me radhë, ky objekt ka shërbyer si një pikë qendrore për ushtrinë jugosllave, serbe dhe më pas FKOR-in francez. Sot, Shtëpia e Armatës ruan jo vetëm një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë arkitektonike të Mitrovicës, por edhe identitetin kulturor të saj. Shndërrimi I saj nga një objekti ushtarak në një qendër për institucione kulturore dhe arsimore, përfshirë Muzeun e Mitrovicës dhe Shkollën e Muzikës “Tefta Tashko”, e bën atë një destinacion të rëndësishëm për vizitorët.

Shtëpia e Armatës, është objekt i modernizmit i cili është ndërtuar në vitin 1959 të shekullit të kaluar në bërthamën e vjetër të qytetit të Mitrovicës. Objekti në fjalë është ndërtuar për nevoja ushtarake dhe si i tillë është shfrytëzuar nga Forcat Jugosllave, Serbe dhe pas luftës së fundit KFOR-it Francez si dhe nga TMK (Trupat Mbrojtëse të Kosovës). Në vitin 2009 ky objekt lirohet nga TMK- ja dhe i jepet për shfrytëzim institucioneve të Komunës së Mitrovicës. Në po këtë vit Muzeu i Mitrovicës kalon nga Hamami i Qytetit në këtë objekt, ku edhe sot e ushtron veprimtarinë e vet. Ky objekt posedon vlera arkitektonike të periudhës së modernizmit. Objekti posedon tre kate, dy prej te cilave shfrytëzohen nga Shkolla e Muzikës “Tefta Tashko”. Kati i parë ka hollin, sallën qendrore si dhe sallat ndihmëse. Në brendi të tij gjendet artiumi (oborri i brendshëm) qe posedon edhe drunj dekorativ. Kati i dytë ka disa salla dhe zyrat dhe në katin e tretë gjendet platoja e objektit. Objekti ka po ashtu edhe oborrin e jashtëm si dhe parkingun. Ky objekt i cili prezanton objektet e fillimit të modernes si stil, i cili në Kosovë për arsye që dihen vjen i vonuar.

Karakteristikat e modernes së hershme që i ka ky objekt janë disa nga pikat kyçe të modernes si: funksionaliteti, nacionaliteti, forma kubike, gjeometria euklidiane, proporcionet, standardizimi, ikja nga stilet e së kaluarës, kulmet e rrafshëta. Ngjyra do të duhet të ketë qenë e bardhë në fillim, njëra ndër karakteristikat thelbësore e modernes së hershme (1914- 1930). Përfaqësim i stilit internacional, njëra ndër ndodhitë më të rëndësishme të shekullit 20 në arkitekturë, unifikim i pikave të stilit në tërë botën (do të thotë përmes këtyre objekteve jemi pjesë e një ngjarje të rëndësishme në arkitekturë). Përmes këtyre objekteve, Mitrovica si qytet ka krijuar identitetin e saj në një periudhë kohore, realizohet koncepti i njohur i Genus Locit, pra qyteti-vendi identifikohet përmes ndërtimit (arkitekturës), njeriu e gjen vetën në qytet sepse njeh objektet, e identifikon vendin përmes këtyre objekteve. Objektet e kësaj periudhe dëshmojnë për zhvillimet politike, ekonomike, kulturore të një periudhe të caktuar për ne në Kosovë, e cila nuk është e pa rëndësishme.

Nëse jeni në kërkim të një përjetimi të vërtetë të akitekturës moderne dhe historisë së pasur të Mitrovicës, Shtëpia e Armatës është destinacioni që nuk duhet humbur. Vizitoni Shtëpinë e Armatës dhe përjetoni një udhëtim përmes kohës, ku modernizmi ndërthuret me historinë. Zbuloni hollësitë arkitektonike të kësaj ndërtese të veçantë, shëtisni katet e saj dhe njihuni me historinë që kjo ndërtesë ka ruajtur – nga përdorimi ushtarak në një qendër të gjallë kulturore që shërben Muzeun e Mitrovicës dhe Shkollën e Muzikës “Tefta Tashko”. Për ata që kërkojnë të dijnë më shumë për Mitrovicën dhe për rëndësinë e arkitekturës moderne, Shtëpia e Armatës ofron një perspektivë të veçantë dhe tërheqëse.

Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e historisë së këtij qyteti përmes një vizite që do t’ju frymëzojë dhe pasurojë njohuritë tuaja mbi kulturën dhe arkitekturën e Kosovës.

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/R6afTkSM7kayUFr29

en_GBEnglish