Kurdo që vendosni ta vizitoni qytetin e Mitrovicës, posa të arrini në qendër të qytetit, dhe ta bëni një shëtitje përgjatë sheshit kryesor të Mitrovicës, pa dyshim që do i`u bie në sy një objekt tëjtër i vjetër, që nuk ngjason aspak me shtëtpitë dhe ndërtesat e banimit të kohës së sotme. Pra do të takoheni me shtëpinë e Xhafer Devës. Për këtë shtëpi janë hapur debate të shumta për shkak të kundërthënjëve për figurën e Xhafer Deves, dhe këto debate vazhdojne ende, por askush nuk mundë ta mohojë se kjo shtëpi i jep një frymë ndryshe kësaj pjese të qytetit, dhe mitrovicasit e vlersojnë dhe e ruajnë me nderë dhe krenari.
Tashmë shtëpia e Xhafer Deves pothuajse është në fazën finale të restaurimit, andaj një vizitë në këtë destinacion të Mitrovicës, dhe historia që mbajnë në vete muret e kësaj shtëpije, do të i`u qojnë në një periudhë shumë interesante dhe dramatike të historisë. Pra, në luftën e dytë botërore, por jo vetëm. Historia e saj vazhdoj edhe më tej…
Dhomat e saj, ballkoni tradicional dhe detajet e veçanta arkitekturore zbulojnë një pasuri kulturore të padiskutueshme. Shtëpia e Xhafer Devës është e ndërtuar në bërthamën e vjetër të qytetit. Kjo ndërtesë i takon shek XIX. Shtëpia fillimisht kishte karakter banimi. Ky objekt kryesisht e ka ruajtur gjendjen fillestare të ndërtimit. Shtëpia e lartpërmendur, është ndërtuar nga Xhafer Deva, njëri prej personaliteteve më të shquara të këtij rajoni. Xhafer Deva, luajti rol kyç në periudhën kohore 1941–1944, në organizimin dhe mbrojtjen e popullatës shqiptare. Gjatë një periudhe kohore Xhafer Deva ka mbajtur poste kyqe – ishte prefekt i Mitrovicës si dhe Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Shqiptare (1943/44).

Pas lufte si i përndjekur nga pushteti, emigron në SHBA, ku edhe vdes (1978). Shtëpia me etazhitet P+1 i takon tipit të shtëpive me doksat dhe qoshk. Karakteristikë e shtëpisë është se në mesin e fasadës veriore është i paraqitur qoshku (çardaku i mbyllur) ndërsa në fasadën jugore, pamje kjo nga rruga, paraqitet doksati. Në fasadën jugore janë ruajtur elementet dekorative të kohës. Në vitin 2014 u ndërmorën masat emergjente, investitor MKRS.
Që nga viti 2021, konkretisht nga muaji tetori i atij viti, ky objekt është futur nën mbrojtje të përkohshme. Shtëpia e Xhafer Devës njëherit perlë e historisë dhe kulturës, tani përjeton sfidat e kohës. Kjo shtëpi e vjetër, e cila shkëlqen me trashëgminë e saj të pasur, tani rrëfen historinë dhe krenarinë e një qyteti të lavdishëm. Edhe pse e mbyllur, ajo mbetet simbol i një periudhe të kaluar të Mitrovicës që meriton trajtohet dhe vlerësohet për kulturën që përfaqëson.
Vizitoni këtë shtëpi, dhe njihuni vet me historinë e saj, dhe mahnituni me pamjen e saj e cila e ruan autenticitetin dhe origjinalitetin e saj, që nga e kaluara e largët.
Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/Zj2RdmiHMfxXddsk7