E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Shala e Bajgorës

 

Shala e Bajgorës është një nga zonat më të veçanta të Kosovës, e cila shtrihet në një hapsirë malore që lidhë luginat e Ibrit dhe të Llapit në rrëzat e maleve të Kopaonikut. Me një sipërfaqe prej 433 km2 dhe një pasuri të jashtëzakonshme natyrore, kjo trevë përfaqëson një kombinim unik të peizazhit malor, pasurive minerale dhe trashëgimisë historike e kulturore. Emri i saj buron nga fisi shqiptar Shala dhe fshati Bajgorë, i cili është vendbanimi më i madh dhe qëndror i kësaj treve, duke i dhënë emër gjithë rajonit.

            

                                                                                                                                                                   Fotografitë Kemajl Behrami

Gjeografia e Shalës së Bajgorës është e përcaktuar nga një reliev malor i thyer, me majat e Kopaonikut që ngrihen mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, ndërkohë që kjo trevë rrethohet nga qytetet e rëndësishme si: Mitrovica, Vushtrria, Kastrioti dhe Besiana, duke shtrirë ndikimin e saj deri në kufirin me Serbinë. Në këtë zone gjendet edhe miniera e famshme e Stantërgut, e cila përbën një nga burimet më të mëdha të plumbit dhe zinkut në Evropë. Kjo pasuri e jashtëzakonshme natyrore e ka bërë Shalën një nga vendet më të rëndësishme industrial në Ballkan që nga periudha e antikitetit, duke e pozicionuar atë si një pike strategjike për zhvillimin ekonomik.

         

                                                                                                                                                                                     Fotografitë Valon Hakaj

Krahas rëndësisë së saj industrial, Shala e Bajgorës ka një histori të pasur dhe komplekse. Gjatë shekujve kjo trevë ka qenë dëshmitare e ndikimeve të ndryshme kulturore, nga periudha romake e deri te sundimi Osman. Në periudhën e antikitetit, rrugët tregtare që lidhin Pazarin e Ri me qendrat e Kosovës, veçanërisht vija kryesore Naisus-Lissus që kalonte pranë Vushtrrisë, e bënë këtë zone një pike të rëndësishme për zhvillimin e vendbanimeve locale, sidomos atyre pranë minierave të Trepçës dhe Rashanit. Dëshmi të rëndësishme arkeologjike, si varrezat antike në Bistricë dhe gjurmët e kështjellës në Rashan tregojnë se kjo trevë ka qenë e banuar që nga periudha e hekurit dhe ka vazhduar të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme gjatë shekujve.

            

                                                                                                                                                                              Fotografitë Kemajl Behrami

Shala e Bajgorës është një zone që nuk e ka humbur kurrë rëndësinë e saj historike, edhe gjatë sundimit Osman, kur miniera e Trepçës u rimbëkëmb dhe vendbanimet përreth saj u zhvilluan më tej. Rrënojat e kishave katolike dhe xhamive të ndërtuara gjatë kësaj periudhe flasin për një bashkëjetesë të gjatë të feve dhe kulturave të ndryshme, me një ndikim të forte të kulturës shqiptare, që e mbart identitetin e saj të forte përkundër sundimeve të huaja. Nëpër shekuj, popullsia e kësa treve ka qenë e njohur për rezistencën e saj ndaj pushtimeve të ndryshme, duke luajtur një rol të rëndësishëm gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe luftërave çlirimtare.

Në aspektin turistik, Shala e Bajgorës ka një potencial të madh, sidomos për adhuruesit e natyrës dhe sporteve malore. Bjeshkët e saj të larta dhe të mbuluara me pyje e kullota të gjelbra gjatë verës dhe të bardha nga bora gjatë dimrit, ofrojnë shtigje ideale për skijim, ecje malore dhe alpinizëm. Qendra Skitare “Shala e Bajgorës”, e cila ndodhet në Bajgorë, është e pajisur me skilifta moderne dhe ofron kushte të përshtatëshme për sported dimërore, duke tërhequr gjithnjë e më shumë turist vendas dhe të huaj. Përveç aktiviteteve sportive, kjo trevë ofron një eksperiencë të pasur kulturore, ku vizitorët mund të eksplorojnë fshatrat tradicionale shqiptare, si Boletini, Rashani, Dedia dhe Mazhiqi, të njohura për traditat e tyre të ruajtura brez pas brezi dhe mikpritjen e ngrohtë të banorëve vendor.

 

                                                                                                                                                                           Fotografitë Kemajl Behrami

Klima e Shalës së Bajgorës varion nga ajo kontinentale e mesme, që karakterizon luginat dhe pjesën jugore të trevës, deri te klima malore kontinentale që mbizotëron në viset mbi 1300 metra mbi nivelin e detit. Kjo larmi klimatike krijon kushte ideale për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, që janë aktivitet kryesore ekonomike të banorëve, duke ruajtur një mënyrë jetese tradicionale që harmonizon punën e
tokës me pasuritë natyrore.

      

                                                                                                                                                                                   Fotografitë Kemajl Behrami

Përveç vlerave natyrore dhe ekonomike, Shala e Bajgorës është një thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare. Gjuha, zakonet dhe gojëdhënat e shumta të kësaj zone kanë arritur të mbijetojnë gjatë shekujve, duke i dhënë kësaj treve një identitet të fortë dhe autentik. Një nga legjendat më të njohura është ajo për Kroin e Nuseve në Mazhiq, që tregon për lidhjen e forte të banorëve me natyrën dhe besimet e tyre të lashta. Gjithashtu, vendbanime si fshati Zhazhë, emri i të cilit buron nga fjala “Sasa” që lidhet me komunitetin e xehëtarëve sasët të ardhur gjatë mesjetës, dëshmon për historinë e gjatë të diversitetit etnik dhe kulturor të kësaj treve.

         

                                                                                                                                                                                     Fotografitë Kemajl Behrami

 

Për të gjithë vizitorët, Shala e Bajgorës ju pret, në zemër të këtij peizazhi të mrekullueshëm malor, ku çdo rrugic ndjen ritmin e historisë. Në çdo hap do të zbuloni mistere të ngulitura në këto toka, ku minierat e vjetra të Trepçës nuk janë thjesht vendbanime minierash, por edhe porta drejt të kaluarës, ku plumbi dhe argjendi ndriçonin jetën e njerëzve të një kohe të kaluar.

Duke u ngritur në shtigjet që gjarpërojnë përmes pyjeve dhe kodrave, ku aroma e drurëve dhe freskia e ajrit ju mbush shpirtin. Dimri në Shalë sjell borën e dendur, që mbulon bjeshkët si një pelerine të bardhë, duke shndërruar gjithë trevën në një vend përrallor. Vizitorët mund të eksplorojnë fshatrat tradicionale shqiptare, të njohura për mikpritjen dhe bujqësinë e tyre, ndërkohë që gjurmët e një historie të lashtë që daton që nga periudha romake e deri në mesjetën osmane.

Rrënojat e kishave të vjetra katolike dhe fortifikatat historike të zbuluara në vendbanime si Rashan dhe Bistric dëshmojnë për një kulturë të pasur dhe diversitet fetar.

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/uc1sHbCaTovdFykz6

en_GBEnglish