E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Rreth Organizatës

RRETH OJQ-së

OHVSH-Trungu është organizatë jo-qeveritare që synim kryesor ka ngritjen e vetëdijës shoqërore mbi rëndësinë e vlerave kulturore pa dallim në vendin tonë, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë si dhe aktivizimin e qytetarisë posaqërisht aktivizimin rinor lokal kryesisht por jo vetëm në rajonin e Mitrovicës. Aktualisht veprimtaria e organizatës tonë shtrihet dhe është e fokusuar në qytetet Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri duke i përfshirë edhe fshatrat përreth tre qyteteve që përfshihen në shtrirjen rajonale përkatse.

Që në themelim të saj OHVSH-TRUNGU ka zhvilluar shumë aktivitete në baza vullnetare duke organizuar debate mbi temarreth gjendjesë së trashëgimisë kulturore në rajonin e Mitrovicës, ku ato debate kanë nxitur reagime ndërmjet organeve kompetente dhe perfaqsueseve të ndryshëm nga shoqëria civile pjesmarrës në ato debate. Po ashtu në baza vullnetare organizata jonë ka bërë edhe shumë vizita në teren për ta vlersuar për së afërmi gjendjen e shumë monumenteve kulturore në qytetet Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri dhe në për rrethinat e tyre. Nga këto vizita OHVSH-TRUNGU ka ardhur në përfundim se trashëgimia kulturore në këtë rajon ka shumë hapsirë për ndërhyrje profesionale për përmirësimin e gjendjes aktuale, mbrojtjen dhe promovimin e saj.

OHVSH-Trungu është edhe pjesë e ‘’Rrjetit të organizatave kulturore në Mitrovicë-RROK’’ ,

KulTur 02 u financua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Trungu & InforCulture
OHVSH - TRUNGU
OHVSH-TRUNGU që nga fundviti 2017 kur edhe është themeluar ka implementuar disa projekte sic janë:
Të rinjët dhe punësimi

Projekt i financuar nga Komuna e Mitrovicës ,Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport.

Monitorimi i investimve kapitale nga Komunat e regjionit të Mitrovicës

Projekt është financuar nga Instituti për politika zhvillimore INDEP si pjesë e projektit INVESTOMETRI.

E drejta e femrës në trashëgiminë pronësore

Projekt i financuar nga Komuna e Mitrovicës, Drejtoria e Administratës së përgjithshme.

Rinia aktive për një shoqëri demokratike

Projekt i financuar nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport, departamenti për Rini.

Digjitalizimi i Muzeut të Mitrovicës

Projekt i mbështetur nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport, departamenti i trashëgimisë Kulturore.

Fuqizimi i grave ndërmarrëse në komunën e Mitrovicës

Projekt i financuar nga Komuna e Mitrovicës, Drejtoria e administratës së përgjithhme, njesia për të drejtat e njeriut.

Vajzat dhe e drejta e tyre në trashëgiminë pronësore

Projekt i financuar nga Komuna e Mitrovicës, departamenti për barazi gjinore.

Mitrovica nëpër kohë

Projekt i financuar nga Komuna e Mitrovicës, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, sektori i Kulturës.

A po shkojmë te.../Kullat informuese të qytetit të Mitrovicës

Projekt I mbështetur nga Komuna e Mitrovicës, Drejtoria e Turizmit dhe zhvillimit Rajonal.

en_GBEnglish