E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Posta e Vjetër

 

Në qytetin e Mitrovicës, aty ku kujtimet e kohërave të shkuara takohen me ritmin e kohës moderne, gjendet Posta e Vjetër, një ndërtesë që rrëfen hisorinë dhe trashëgiminë e qytetit. E ndërtuar në vitet 1920 nga Viktor (Albert) Akshia, kjo ndërtesë ka qenë dëshmitare e transformimeve të mëdha që kanë ndodhur në qytetin e Mitrovicës. Që nga fillimet e saj, Posta e Vjetër nuk ka qenë thjeshtë një strukturë prej tullash dhe guri, por një qendër jetike e jetës shoqërore dhe kulturore të qytetit. Fillimisht e ndërtuar për qëllime private, ajo shpesh u bë pjesë e komunitetit, duke shëryer si shkollë dhe librari në vitet pas Luftës së Dytë Botërore. Në këtë periudhë, nxënësit e rinj, të qytetit përgaditeteshin për një të ardhme më të ndritur brenda kësaj ndërtese, ndërtesa librat ofronin një dritare në botën e dijes për çdo kalimtar.

Pas vitit 1950, objekti mori një funksion të ri, duke u shndërruar në Postën e Qytetit, një pike kyçe për komunikimin dhe lidhjet mes qytetarëve të Mitrovicës dhe botës. Kjo ndërtesë ishte vendi ku letrat e dashurisë, lajmeve të rëndësishme apo thirrjeve urgjente gjenin rrugën e tyre drejt destinacioneve të ndryshme. Deri në vitin 1978, Posta e Vjetër ishte zemra e komunikimit të qytetit, duke mbajtur gjallë ndjenjën e bashkimit dhe lidhjes mes njerëzve. Me kalimin e viteve ndërtesa u shfrytëzua për banim, nga punonjësit e postës dhe familjet e tyre. Sot, ndërtesa shërben si seli për Administratën e TV Mitrovicës dhe si hapsirë banimi për qytetarët.

Ne qendrën e Qytetit te Mitrovicës, përkatësisht ne Sheshin e Jasharajve ndodhet ndërtesa e njohur me emrin Posta e Vjetër. Objekti ne fjale i ndërtuar ne vitet 1920 ka etazhe P+2. Objekti u ndërtua nga pronari Viktor (Albert) Akshia një nder familjet me te pasura te kohës. Objekti gjate historisë se tije me shume ka shërbyer si objekt shoqëror duke filluar si shkolle gjate viteve 1945 / 50, si dhe librari gjate te njëjtës periudhe. Pas viteve 1950 objekti konfiskohet nga ana Komunale për te filluar hapat e pare Posta e Qytetit ne Mitrovice e cila kryen funksion deri ne vitin 1978.

Nga kjo periudhe deri ne vitin 1999 hapësirat e objektit janë shfrytëzuar për banim nga ana e punonjësve te postes. Sot hapësirat e objektit shfrytëzohen ngaana e Administratës së TV Mitrovicës dhe banimi privat. Gjatë vitit 2023/2024 është intervenuar nga MKRS – Masat Emergjente.

Vizitoni këtë ndërtesë dhe përjetoni një copëz të histories së qytetit, ku dikur shfrytëzohej si shkollë, library dhe postë, duke mbajtur gjallë lidhjet mes qytetarëve të Mitrovicës dhe botës përreth. Sot, Posta e Vjetër qëndron si një simbol i trashëgimisë kulturore, duke mirëpritur të gjithë ata që duan të ndjejnë frymën e një kohe të shkuar. Mos e humbisni mundësinë për të shetitur nëpër korridoret e saj. Një vizitë në Postën e Vjetër është më shumë se një udhëtim në kohë, është një udhëtim kulturor që do t’ju lidhë më shumë me Mitrovicën.

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/m6UoQ538s85qPvf26

en_GBEnglish