E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Kulla e Kadri Hysenit

 

Në fshatin Ashlan i cili është një nga fshatrat më të bukur e piktoresk të komunës së Vuishtrrisë, gjendet një shtëpi që të bën për vete që në pamje të parë. Kjo kullë njihet si shtëpia e Kadri Hysenit, dhe është një perlë që përfaqëson trashëgiminë kulturore jo vetëm të këtj fshati, por të të gjithë Kosovës.

Shtëpia e ndërtuar nga gurët e rrafshët e të kuruar nga dora e njeriut që ndërtoi atë kohë këtë objekt, të duket si një shtëpi përrallash, bashkë me dritaret e vogla e me derën harkore që ajo posedon.

Kjo shtëpi ani pse është ndërtuar shekuj më parë, qëndron e fortë dhe krenare, njësoj sic ka historinë që ajo përfaqëson.

Edhe vet fshati Ashlan, fshati ku gjindet kjo kullë ishte i njohur me ndërtimin e kullave.  Kulla si objektet profane rurale me vlera të larta historike, arkitektonike, shoqërore dhe shpirtërore është e ndërtuar në shekullin XIX, nga ana e  Kadri  Hysenit. Kulla me etezhe  P+K është e ndërtuar mbi themele guri me konstrukt masiv te punuar nga gurët e gdhendur. Objekti ndriçohet nga hapësirat në formë katërkëndëshi hapje këto të realizuar me kërkesat e kohës, karakterizohet edhe me frëngji të hapur në të katër anët gjë që bënë të kuptohet se Kulla në fillim ndriçohej vetëm nga hapësira e frëngjive duku pasur parasysh rolin, funksionin e saj historik të kohës. Kulmi është i mbuluar me qeramidhe.

Përveç kullës edhe objektet përcjellëse të saj, karakteristike janë dyert e drurit të mbuluara me kulm, muri i oborrit nga guri si dhe rrethi i pusit të ujit i punuar po ashtu nga guri masiv.

Pronarët e kësaj kulle kanë pasur një rol të rëndësishëm në zhvillimet historike dhe kulturore të popullit shqiptar. Në këtë kullë janë zhvilluar shumë ngjarje me rëndësi historike. Këtu janë marrë shumë vendime për aksione të luftëtarëve të Lëvizjes kaçake të udhëhequr nga Azem Bejtë Galica.

Linku Google Maps:https://maps.app.goo.gl/aShyYcrqpvaSMRBC9

en_GBEnglish