E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Sheshi “Adem Jashari”-Skenderaj

 

Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj i cili gjendet në zemër të këtij qyteti është një vend i veçantë që pothuajse në çdo orë të ditës gumëzhin nga atmosfera dhe njerëzit që stërmbushin atë.

   

Sheshi zë një hapësirë të konsiderueshme të qytetit, dhe mund të themi lirisht se është edhe pjesa më e bukur e më e frekuentuar e tij.

Ky shesh është emëruar me një nga emrat më emblematik të luftës dhe sakrificës për liri, është emëruar me emrin e heroit Adem Jashari.Sheshi ofron një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse për vizitorët dhe banorët, duke u bërë një pikë takimi për aktivitete të ndryshme jo vetëm kulturore por edhe shoqërore.

          

Në qendër të sheshit ndodhet një monument gjigand që nderon kujtimin e Adem Jasharit, i cili është një atraksion i rëndësishëm për ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë për historinë e vendit. Përveç monumentit, sheshi është i rrethuar nga kafene dhe restorante të ndryshme, ku vizitorët mund të shijojnë gatime vendase tradicionale por edhe moderne dhe të kalojnë momente të këndshme me miqtë dhe familjen.

       

Në raste të veçanta, e sidomos në periudhën e verës, një nga karakteristikat që e bën më tërheqës këtë shesh, është organizimi i aktiviteteve kulturore, si koncertet, ekspozitat dhe manifestimet festive, që ndihmojnë në promovimin e artit dhe kulturës lokale. Ky shesh është një vend ku historia takohet me modernitetin, duke ofruar një hapësirë për reflektim dhe përkushtim ndaj vlerave që përfaqëson Adem Jashari, por edhe duke kaluar kohë relaksuese mes natyrës dhe ndërtimeve moderne që bart në vete ky shesh.

          

Çdo stinë e vitit, këtë shesh e mbulon me petkun zbukurues që di të japë vetëm natyra.
Pranvera e zbukuron atë e e mbulon me gjelbërim, ku hija e pemëve të mbjellura në mes të sheshit, bëhet vendpushimi më i dashur i të moshuarve të Skenderajt, por edhe i të rinjëve. Ndërsa dimri që zbardhë cdo pjesë të qytetit, edhe sheshit i jep një pamje përrallore, ku tashmë pemët e gjithçka mbulohen nga jorgani i borës.

                   

  Fotografitë: Sefer Aliqkaj

Vizitoni sheshin “Adem Jashari” dhe përjetoni magjinë e këtij vendi të veçantë!

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/XzWfqVGrj52toBqU7

en_GBEnglish