E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Liqeni i Ujmanit

Liqeni i Ujmanit, i shtrirë mes kodrave të Rogoznës dhe Moknës, nuk është thjesht një liqen artificial, ai është zemra ujore e Republikës së  Kosovës!

Historia e Liqenit të Ujmanit është e ngulitur në periudhën e trazuar të viteve të fundit të Jugosllavisë. Ndërtimi i tij nga viti 1979 deri në 1984, në zemër të luginës së lumit Ibër, shënon një arritje të madhe inxhinierike për Kosovën. Përmes ndërtimit të pendës, uji i mbledhur në këtë rezervuar të madh i dha Kosovës jo vetëm një burim të pashtershëm ujore dhe energjetike, por edhe një element të domosdoshëm për mbijetesën e saj ekonomike dhe industriale. Por rëndësia e tij nuk mbaron këtu. Ky liqen i stërmadh, me një vëllim që arrin 410 milion metra kub ujë, përfaqëson një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin bujqësor, duke ujitur mijëra hektarë tokë dhe duke furnizuar miliona njerëz me ujë të pijshëm të pastër.

 

Fotografitë: Sefer Aliqkaj

Liqeni i Ujmanit është një mrekulli në natyrë, një vend që terheqë dashamirës të peshkimit, aventurierë të sporteve ujore dhe ata që kërkojnë paqen në natyrë.

Ky liqe është i shtrirë në dy shtete, në shtetin e Kosovës dhe Sërbisë, ku pjesa me e madhe e tij ndodhet në Republikën e Kosovës, dhe duke i ditur rrethanat historike nëpër të cilat kan kaluar këto dy shtete, jo rrallëher janë ngritur mos pajtime të shumëta për ketë liqe. Por një gjë është e ditur që hapsira kryesore e liqenit ndodhet në teritorin e shtetit të pavarur të Kosovës. Andaj kjo bukuri ujore nuk ka asnjë dyshim se i takon të gjith qytetarëve të saj pa dallim.

Fotografitë: Sefer Aliqkaj

Dhe ashtu është duke ndodhur, pra Liqeni i Ujmanit ka filluar të shfrytzohet edhe për atraksione turistike në masë të madhe nga të gjith qytetarët e Kosovës, sidomos në vitin 2024.

Ujmani ka një hapsirë shumë të madhe gjeografike dhe mund të shfrytzohet në shumë sfera të jetës, si për atraksion dhe turizem e po ashtu edhe për uj të pijëshëm, hidrocentrale dhe industri të ndryshme që ndërlidhen me të mirat e ujit natyror.

Fotografitë: Sefer Aliqkaj

“Mirësevini në Liqenin e Ujmanit, një mrekulli natyrore e Kosovës, ku qetësia e ujërave takohet me hijeshin e maleve përreth. I shtrirw mes peizazheve të jashtëzakonshme, ky liqen ofron një pervojë unike për çdo vizitorë.

Për adhuruesit e natyrës dhe ajrit të pastër, Liqeni i Ujmanit është destinacioni ideal. Shëtisni përgjatë bregut të tij. Aventura ju pret në çdo cep, nga peshkimi i qetë nga ujërat e pasura me peshq, deri tek sportet ujore, për ata që kërkojnë adrenalinë.

 

Fotografitë: Kemajl Behrami

Uji i freskët dhe ajri i pastër oftojnë kushte të shkëlqyera për një pushim të plot. Ejani dhe kaloni një ditë relaksuese, duke eksploruar natyrën përreth ose duke shijuar një piknik në bregun e liqenit. Gjithashtu, mund të zhvilloni edhe aktivitete të sporteve ujore, si vozitje me kajak ose not ku ofrojnë një përvoj të paharrueshme.

Fotografitë: Kemajl Behrami

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/enWgqkbLGw7Gfuh5A

en_GBEnglish