E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Muzeu i Skenderajt

Nëse gjendeni në qytetin e Skenderajt, dhe jeni në kërkim të lokacioneve interesante që i`a vlen t`i vizitosh, atëherë mos e neglizhoni mundësinë që në listën e lokacioneve që do vizitoni, të fusni edhe Muzeun e këtij qyteti.

Ky muze i cili gjendet në qendër të Skenderajt, përkatësisht në ndërtesën e Qendrës së Kulturës në Skenderajt, është një pasuri kulturore, që lë mbresa tek secili visitor.

Në këtë muze gjinden me se 400 eksponate prej të cilave shumica janë nga lëmia e etnologjisë dhe që pasqyrojnë një begati të lashtesisë së veshjeve karakteristike të Drenicës, si të veshjeve kombëtare të grave ashtu edhe të burrave.

Veshjet kombëtare të punuara me dorë e të zbukuruara në format më unike, të bëjnë për vete që në shikim të parë, e të tërheqin syrin.

Këto veshje qe u takojnë periudhave të dryshme kohore, janë dëshmi e një pasurie kulturore materiale, që flasin për një popull që veshjes e ruajtjes së trashëgimisë i kanë kushtuar rëndësi të vecantë.

Në muze janë të vendosura edhe disa vegla të amvisërisë nga qeramika dhe të odave të Drenicës.

Sipas shënimeve që ka Muzeu, numri i përgjithshëm i eksponateve arrinë në 530 sosh, dhe secila prej tyre bart një vlerë e histori të veçantë.

Drenica, përkatësisht Skenderaj, është një prej trevave me histori e kulturë të veçantë e të bujshme, andaj të gjithë ju që doni të mësoni më shumë rreth  historinë dhe trashëgiminë kulturore të kësaj treve, vizitoni këtë muze, dhe hyni në botën e së kaluarës.

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/XzWfqVGrj52toBqU7

en_GBEnglish