Historia e re e Kosovës, lirisht mund të themi se fillon me tri shkronja, UÇK! Këto tri shkronja janë krenaria jo vetëm e shqiptarëve të Kosovës, por edhe e të gjithë shqiptarëve kudo nëpër botë. UÇK është e skalitur në çdo cep të Kosovës, janë ngritur lapidare të shumta e përkujtimore ku shkruan Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Fotografitë: Kemajl Behrami
Tri shkronjat e çmuara të historisë shqiptare janë ngritur dhe qëndrojnë krenare edhe në fshatin Cërnushë të Mitrovicës. Në një madhësi gjigande dhe në lartësinë ku janë vendosur shihen nga çdo pjesë e qytetit të Mitrovicës.
Ky simbol, i quajtur ndryshe edhe si simboli i krenarisë, Cërrnushën e ka shëndrruar në një destinacion të ri turistik, që po tërheq pranë vetes shumë vizitorë Të shumtë janë ata që ndajnë kohë nga koha e tyre e çmuar, vetëm e vetëm që të paktën të shkrepin një fotografi pranë tri shkronjave të lavdisë.
Monumenti ndërlidhet me peizazhin e tij natyror, ku toka shkëmbore e thatë paraqet rezistencën e popullit të Kosovës, njësoj si shkronjat që qëndrojnë përball qiellit të hapur.Zbulimi i këtij obelisku është bërë me 30 dhjetor 2023, pikërisht në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, që e rrit më tej rëndësinë e tij. Obelisku me shkronjat UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), i vendosur në kodrën e Cërnushës në Mitrovicë, shërben si një monument i përhershëm, jo vetëm për një kapitull kyç në historinë moderne të Kosovës, por gjithashtu si një simbol i fuqishëm artistik dhe kulturor i rezistencës dhe krenarisë kombëtare.
Fotografitë: Kemajl Behrami
Vendosja e tij në një kodër të lartë, qëndron si një kujtim ku populli i Kosovës u ngrit gjatë luftës për liri dhe pavarësi.
Shkronjat e mëdha të kuqe tërheqin vëmendjen, duke simbolizuar gjakun, sakrificën dhe guximin e atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës në fund të viteve 1990. Thjeshtësia e dizajnit flet shumë, një kombinim me tri shkronja që zgjon kujtime të thella në zemrat e veteranëve, familjeve dhe qytetarëve.
Si një vepër artistike dhe historike, Obelisku i UÇK-së do të shërbej si një element i përhershëm në peizazh, një simbol i vullnetit të pathyeshëm të një populli që nuk u dorëzua. Ky është një vend ku brezat e ardhshme mund të vizitojnë dhe të lidhen me të kaluarën. Prania e tij do të vazhdojë të frymëzojë krenari, reflektim dhe mbi të gjitha, një njohje të thellë të çmimit të lirisë.
Mirësevini në Obeliskun UÇK, një monument që qëndron krenar mbi kodrat e Cërnushës në Mitrovicë, si një symbol i fuqishëm i historisë dhe lirisë së Kosovës. Kjo vepër e jashtëzakonshme, me shkronjat e mëdha të kuqe të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, nuk është thjeshtë një vend për t’u parë, por një destinacion që prek zemrën dhe shpirtin e çdo vizitori.
Kur të ngriteni në këtë kodër, përballë jush do të shfaqen tri shkronja që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë së këtij vendi.
Përtej madhështisë së strukturës, do të ndjeni frymën e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.
Vizitoni Obeliskun UÇK dhe bëhuni pjesë e historisë së gjallë të Kosovës. Ky ësht një vend ku e kaluara takohet me të ardhmen, ku kujtimet e sakrificave ndriçojnë të sotmen dhe ku çdo hap që bëni është një dëshmi e vlerës së lirisë. Një vend që nuk flet vetëm me fjalë, por me ndjenjat e thella që zgjon tek secili që e viziton.
Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/b9sBvd1PjjbNj11G6