E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Kulla e Tupellëve

 

Askush nuk mund ta mohojë që Mitrovica ose më mirë të themi i tërë rajoni i Mitrovciës mund të u’a japë ndjesinë e të gjitha periudhave historike, që nga lashtësia e deri në periudhën e historisë së vonshme. Këtë gjë e dëshmon laramania e objekteve dhe ndërtesave të ndryshme që i përkasinë trashëgimisë kulturore në qytetitn e Mitrovicës. Lirishtë mund të themi së duke shëtitur në Mitrovicë (dhe fshatrat përreth) mund t`i prekni të gjitha periudhat e historisë të kësaj zone gjeografike, qysh nga parahistoria e deri më sot.

Nësë dëshironi të shihni se si dukej një Kullë në Mitrovicën e shekullit XX , atëherë patjetër që duhet ta vizitoni ‘Kullën e Tupellëve’, dhe të njiheni për së afërmi me historinë e saj.

           

Kulla e Tupellëve është një simbol i rëndësishem historik në qytetin e Mitrovicës. Me origjinë që daton që në periudhën e mesjetës, kjo kullë e lashtë ka një rol të rëndësishem në peisazhin kulturor të qytetit. Kjo kullë e lashtë, me muret e saj të forta dhe historinë e pasur, shpalos të kaluarën, përjetimet dhe kulturën e qytetit. Një vizitë në këtë kullë, do të ishte një udhëtim gati imagjinar nëpër historinë dhe bukurinë e Mitrovicës.

Jo larg qendrës së qytetit, në rrugën “Marie Shllaku”, pa numër, gjendet objekti profan urban, kulla me etazhitet P+1, në popull e njohur si Kulla e Tupellëve. Kulla është ndërtuar nga Haxhi Fazli Tupella, në dekadën e dytë të shek. XX. Ndërtimi i kullës zgjati 4 vite, nga viti 1918 deri në vitin 1922. Materiali guror u sigurua nga fshati Zasellë, nga vendi i ashtuquajtur “Livadhi i cekllit”. Kulla kishte funksion të banimit. Përveç disa intervenimeve në enterier, në aspektin funksional, objekti kryesisht ka ruajtur gjendjen fillestare të ndërtimit. Në fund të oborrit të rregullt, të rrethuar me mure guri, është ngritur ndërtesa me dispozitë drejtkëndëshe, kulla me etazhitet P+1. Faqja ballore dhe hyrjet në objekt janë me orientim nga jugu. Objektin e karakterizojnë ndarja në dy njësi banimi me hyrje të veçanta.

Përkundër disa intervenimeve në enterier, objekti edhe sot ruan karakteristikat e ambienteve të banimit në dy etazhe. Ndërtimi i takon tipit të ndërtimit të kullave, të realizuara kryesisht me mure të muratuara me material guror, me teknikë “rustika”. Lidhja e mureve dhe sipërfaqes së kulmit është realizuar përmes strehës së profiluar dhe të punuar me tulla të argjilës së pjekur. Ambientet e brendshme janë të suvatuara dhe të gëlqerosura. Plafonët janë të realizuara me dërrasa. Portat hyrëse me përfundim harkor dhe dritaret drejtkëndëshe me parmak metalik janë të theksuara dhe të formësuara me blloqe guri të latuara. Zdrukthëtaria, shkallët e brendshme, konstruksionet meskatore si dhe konstruksioni klasik i kulmit katërfaqësor janë të punuara nga druri. Mbulesa e datimit më të vonshëm është me pllaka të valëzuara të sallonitit.

Trupat e oxhaqeve janë të muratuara me tulla të plota të argjilës së pjekur. Objekti i nënshtrohet rreziqeve nga faktorët natyrorë, fizikë dhe ndryshimit shoqëror social. Mungesa e kujdesit nga institucionet përgjegjëse vërehet dukshëm për shumë vite. Kulla u nacionalizua në vitet pas Luftës së Dytë Botërore. Objekti është pronë komunale. Gjatë viteve ’50 kulla funksiononte si burg, ndërsa deri në vitet ’80 shfrytëzohej si depo e N.T. “Lux”. Kulla është e banueshme, shfrytëzohet nga familjet me status social të pazgjidhur të banimit.

Kjo kullë e vjetër, e cila tashmë ndodhet në një gjendje të rëndë dhe rrezikohet të rrezohet, ka një histori tepër të rëndësishme, ani pse në gjendje jo të mirë, ajo mbetet një simbol i jashtëzakonshëm i trashigimisë dhe kulturës së Mitrovicës dhe ka ende fuqi të frymëzojë dhe të kujtojë historinë e lavdishme të Mitrovicës.
Ndëra që nga tetori i vitit 2021, ky objekt që ruan vlerat e trashëgimisë kulturore të Mitrovicës, është future si objekt nën mbrojtje të përkohshme nga istitucionet përkatëse të Kosovës.

Për të vizituar këtë Kullë nuk do i`u duhet të bëni rrugë të gjatë apo të kaloni nëpër rrugë të pashtruara e shteg të vështirë, sepse kjo Kullë gjendet brenda qytetit të Mitrovicës, apo thënë më mirë, në një distancë të afërt nga qendra e Mitrovicës.

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/8XuPG7r3oFmxTq1u8

en_GBEnglish