E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

FAFOS

Në hyrje të qytetit të Mitrovicës, përkatësisht në fshatin Shupkofc gjenden ‘gërmadhat’ e fabrikës së FAFOS-it. Kjo fabrikë që u ndërtua në vitet e 60-ta luajti një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin industrial të qytetit të Mitrovicës, por edhe rrethinës.

 

FAFOSi ishte degë e Trepçës, dhe bëhej prodhimi i plehrave artificiale dhe akumulatorëve, njihej edhe si ‘Aumlatorska’. Kjo fabrikë edhe pse në një anë  pati ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të Mitrovicës, dhe qytetarëve të saj, lirisht mund të themi se ishte ndotësja më e  madhe e qytetit. Shumë banorë të fshatit u detyruan që ta lëshojnë fshatin, për shkak të ndotëjes së madhe që shaktonte kjo fabrikë. Edhe të mbjellurat nuk mbinin më, madje as kafshët dhe shpezët nuk kalonin më në këtë rrethinë.

Shumëkush mendon se kjo fabrikë ishtë ndërtuar qëllimshëm në zonën e banuar me shumicë me shqiptarë për shkak të rrethanave politike dhe trajtimit që kishte populli shqiptar në përgjjithësi në ish-Jugosllavi. Ky fakt nuk duhet nglizhuar! Një fakt tjetër shumë i rëndësihëm dhe që vlenë të cekët është se, kjo fabrikë është ndërtuar mbi një zonë shumë të rëndësishme dhe shumë të vjetër arkeologjike që njihet po me të njejtin emër ‘Lokaliteti Arkeologjik i FAFOS-it’.

Lokaliteti arkeologjik i njohur me emrin Fafos gjendet në periferi të Mitrovicës, në arealin e fabrikës së dikurshme të fosfateve (FAFOS). Është hulumtuar në periudhën kohore në vitin 1955 dhe në vitin 1961. Gjithsej është hulumtuar një sipërfaqe prej rreth 1200 metra katrorë ku janë zbuluar gjurmë të dy vendbanimeve (rreth 200 metra larg njëra-tjetrës) të kulturës së Vinçës. Lokaliteti më i vjetër (Fafos I) përbëhej nga vendbanimi gjysmë i groposur nën dhe, me shtëpi në formë të kasolleve, kurse vendbanimi më i ri (Fafos II) përbëhej nga shtëpitë-kasolle të renditura njëra krahas me tjetrën, të cilat kanë pësuar nga ndonjë zjarr i madh. Në dy vendbanimet janë zbuluar objekte të ndryshme për përdorim të përditshëm si objekte kulti, vazo ritualesh, altar dhe figurina antropomorfe.

Vizita në FAFOS, do të ju bëjë të njiheni për së afërmi me jetën industriale të Mitrovicës, përkatësisht FAFOs-it. Duhet ta kemi parasysh se pati a po jo ndikim të mirë ose keq kjo fabrikë në jetën shoqërore të qytetarëve mitrovicas dhe jo vetëm, duhet ta dijmë se kjo fabrikë ishte e lidhur ngusht me mënyrën e jetesës së një numri të madh të  njerëzve që punuan aty, dhe banorëve përreth. Pra kjo fabrikë edhe sot është e lidhur ngushtë me memorien kolektive të banorëve të Mitrovicës dhe të gjithë atyre që ishin pjesë e kësaj fabrike një kohë të gjatë.

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/KoqzMe4z5oXAVe8E7

en_GBEnglish