E vjetër për kah ekzistenca, me një arkitëkturë tejet të veçantë, sidomos për kohën kur është ndërtuar, në qendër të qytetit të Vushtrrisë gjendet Shtëpia e Mahmut Agë Gjinollit. E ndërtuar si shttëpi e një agallari, aritektura përveç funksionit, ka edhe një hijeshi që bie në sy nga çdo vizitor që shkel tokën Vushtrriase.
Në kohën kur posedimi i një ore gjepi konsiderohej privilegj, kjo shtëpi orën e kishte të vendosur në pjesën më të lartë të kulmit të saj, aty ku qendron sot e asaj dite. Histori që u trashëgua brez pas brezi, ky monument që shërbeu gjatë në forma të ndryshme, është e njohur ndryshe për qytetarët e Vushtrrisë edhe si Ambullanta e vjetër e qytetit.
Sipas të dhënave historike dhe banorëve lokal shtëpia në fjalë besohet të jetë ndërtuar kah fundi i shek. XIX fillimi i shek. XX, si shtëpi banimi – rezidence e Mahmut Pashe Gjinolli. Shtëpia në fillim kishte destinim banim, pas Luft5s së Dytë Botërore,ka shërbyer si ndërtesë e administratës komunale, më vonë (rreth viteve 1960 – 1970 ) ka shërbyer si ambulancë, e pas vërshimeve të ujit në vitin 1978 shtëpia është shfrytëzuar për strehim nga familjet që kanë pasur dëmtime nga vërshimi.
Shtëpia me etazhitet S+P+1 është ndërtuar me gurë natyral dhe pjesërisht me tulla të plota, ndërsa konstruktoni i kulmit është i përbërë nga elementet e drurit të bungut. Brezat në mure janë të punuara nga tulla dhe shërbejnë si përforcues të mureve të ndërtuara nga gurët natyral. Në pullazin e shtëpisë gjendet kupola, në të cilën dallohet këndi ku ka qenë e vendosur ora.
Përveç vlerave historike shtëpia dallohet edhe për arkitekturën properëndimore në dekoret e fasadës ballore. Shtëpia në eksterierë ka pësuar ndryshime pjesërisht, ndërsa në enterier janë bërë disa ndarje mobile, sipas nevojave të familjeve që jetojnë aty.
Në vazhdë e sipër janë punimet e restaurimit dhe konservimit të kësaj shtëpie, investitor MKRS dhe Komuna e Vushtrrisë. Kjo shtëpi e cila gjendet në pjesën perëndimore të qytetit të Vushtrrisë afër lumit Tërstenë, në zemër të Vushtrrisë, është një nga lokacionet më atraktive pëe t’u vizituar.
Aty do shihni një ndërtesë që ju qon në një histori të largët, ku shtëpitë e tilla me pamje properendimore ishin të rralla. Ani pse e ndërtuat shekuj më parë, ajo ruan freskinë, veçantinë e hijeshinë e saj, dhe tërheq vizitorët e moshave të ndryshme.
Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/rM5iDPBN4sW4VdDq9