E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Shtëpia e Shaban Agë Haxhiut

 

 

Me një autenticitet që koha s’ka arritur t’ia zbehë, me një pamje që kthen imazhet e shtëpive të së kaluarës, në qytetin antik të Vushtrrisë, gjendet  Shtëpia e Shaban Agë Haxhiut. Ky monument që ruan vlerat dhe integritetin e saj është i ndërtuar në pjesën perëndimore të bërthamës së vjetër të qytetit të Vushtrrisë, dhe tani gjendet në një pjesë gati qëndrore të qytetit. Shtëpia, si një thesar i çmuar i së kaluarës, paraqet një pasqyrë e shtëpisë tradicionale qytetare të Kosovës së para dy shekujve.

 

Shtëpia e Shaban Agë Haxhiut  është njëra ndër prezantueset e  arkitekturës tradicionale të  shtëpisë qytetare me çardak të mbyllur ne Kosovë. Përveç arkitekturës ajo vlerësohet edhe me elementet estetiko-artistike. Shtëpia me vlerat e saja asocon jetën kulturore – sociale te kohës. Objekti profan urban i tipit rezidencial me çardak te mbyllur me etazh P+1 gjendet në një areal urban arkitektonik që është i rrethuar me objektet dhe zgjedhjet hapësinore të arkitekturës ambientale Sipas teknikës së ndërtimit shtëpia daton nga shek XIX. Ky objekt asocon jetën kulturo- sociale  te kohës. Sipas të dhënave nga pronarët ky objekt po ashtu asocon në personalitete te kohës si donator apo ndërtues. Shtëpia me vlerat e saja të theksuara si më lart është e një rëndësie të veçantë për komunitetin vendor dhe me gjere.  Shtëpia ka një enterier te pasur me drugdhendje dhe ngjyrosje. Shtëpia ka potencial të lartë të rëndësisë muzeore, turizmi, informacion.

 

Shaban Agë Haxhiu ishte një tregtar që vinte nga Makërrmali i Drenicës i cili kishte prona të mëdha buzë lumit Sitnica. Kjo shtëpi gjithmonë ka pasur funksion banimi, e një pjesë e saj ende e ruan atë funksion. Pronarët  e Objektit nuk kanë pranuar t`i nënshtrohet objekti masave emergjente te ofruara nga QRTK/DTK/MKRS Vizita në këtë monument të trashëgimisë kulturore, do i shtonte listës suaj të vizitave një vend me vlerë historike, e do iu bënte të prekni  një pjesë të historisë, ku Agallarët ndërtonin shtëpitë e tyre me një arkitëkturë unike e që për atë kohë konsiderohej lluks e privilegj.

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/GfyzvU925aZW6ZF36

en_GBEnglish