E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Tyrbja e qytetit në Vushtrri

 

Në parkun e qytetit  të Vushtrrisë, në një nga pjesët kryesore të këtij qyteti antik gjendet Tyrbja e Qytetit të Vushtrrisë.

Kjo tyrbe, që për qytetarët e Vushtrrisë është e njohur si një objekt kulti, tashmë rrallë kryen ndonjë funksion të tillë. Ani pse koha nuk e ka zhdukur apo rrënuar, për këtë objekt shumë herë janë ngritur edhe diskutime se a duhet apo jo të qëndrojë në vendin ku edhe është. Me të gjitha diskutimet rreth saj, prapë ky monument kulti, konsiderohet një monument që ruan vlerat e trashëgimisë kulturore e fetare të atyre qwë kanë jetuar shekuj mwë parë në Vushtrri.

Sa i përket ndërtimit të tyrbes nuk kemi shënime të sakta lidhur me vitin se kur është ndërtuar, por ka të dhëna që tyrbja është ndërtuar në kohën e Periudhës Osmane, në shek. XVI. Udhëpërshkruesi turk Evlia Çelebiu në udhëtimin e tij në gjysmën e dytë të shek. XVII flet për teqetë në Vushtrri, duke na treguar se kanë ekzistuar pesëmbëdhjetë (15) teqe.

 

Kjo tyrbe ka funksionin e kultit. Brenda saj gjenden gjashtë varre, të cilat konsiderohen se janë varre të shehlerëve. Rreth tyrbes kishte varre shqiptare islame. Dëshmitarët e kohës e vërtetojnë një gjë të tillë. Tyrbja në Vushtrri që kur mbahet mend i ka rezistuar regjimeve shumë të rrezikshme të kohës dhe deri më sot ka mbijetuar falë kujdesit që qytetarët kanë treguar ndaj saj. Pas lufte ka pasur dëme në të, por janë evituar. Tyrbja ka një gjendje të mirë dhe është e hapur për të gjithë vizitorët.

 

Tyrbja është e ndërtuar mbi bazamentin tetëkëndor. Në shtatë faqet e mureve janë të hapura hapësira ndriçimi me qemerë harkorë dhe në faqen e tetë hapësira hyrëse po ashtu është me qemer harkor. Kulmi tetëfaqësor është i mbuluar me tjegulla të rrafshëta të argjilës së pjekur. Tyrbja nuk ka pësuar transformime ndwr vite dhe ruan origjinalitetij e saj.

Vizita e këtij monumenti kulti, do i’u japë ndjesi të ndryshme, e do iu shpije në një botë krejtësisht tjetër. Nëse doni të vizitoni këtë objekt, mjafton të ecni vetëm disa metra nga qendra e Vushtrrisë, dhe si papritur do ndesheni me të.

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/B8WLApvmzKmHb8pf7

en_GBEnglish