Në rajonin e Drenicës, mes shtëpive të lagjes Delia të Prekazit qëndron një dëshmitar i heshtur i historisë shqiptare – kullë që dikur i përkiste heroit Ahmet Delia.
E vendosur rrëzë një rruge të Prekazit të Epërm jo vetëm që shërbeu si bastion i mbrojtjes, por gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në formësimin e fatit të rajonit në periudha vendimtare. E rindërtuar mbi themelet e kullës së moçme, kulla e Ahmet Delisë u shfaq si një pikë qendrore për vendime të mëdha që ndikuan në rrjedhën historike të rajonit të Drenicës. Muret e saj jehojnë me zërat e personaliteteve të shquara të përkushtuara thellë për çështjen kombëtare. Ndër ta edhe Hasan Prishtina.
Ahmet Delia la gjurmë të pashlyeshme në këtë fortifikatë që mbrohet si monument i trashëgimisë kulturore, duke e shndërruar atë në një simbol të qëndresës dhe sakrificës.Në komunën e Skenderajt, në lagjen Zeneli gjendet kulla (sipas njësimit në popull) e Ahmet Delisë me etazhë P+k, . Sipas të dhënave që morëm nga stërnipi i Ahmet Delisë, Adem Delia, thotë: se kjo kull është ndërtuar nga Delia baba i Ahmetit, rreth vitit 1860, por për një kohë të shkurtër ishte djegur (1870) nga Shemsi Pasha me të cilin ishin në konflikt.
Ahmet Delia përsëri ndërton kullën në vitin 1890 qe nga ndërtimi i dytë kulla u bëri ballë sfidave të kohës edhe pse kohë pas kohe ka pas dëmtime, por nga familjaret janë riparuar, gjer me (1979) ku për shkak të tërmetit është rrezuar tërësisht. Pas përfundimit të luftës, në vitin 2005 është ndërtuar përsëri nga themeli, në të njëjtin vend dhe në të njëjtin plan, me disa ndryshimeve të vogla.
Kulla ka shërbyer enkas për mysafir. Familja Delia me në krye Ahmet Delin ishin familje bujare e pasur dhe të përkushtuar për çështjen kombëtare, dhe kishin dhen një kontribut të jashtëzakonshëm, ku pikërisht kulla e tyre kishte shërbyer si vend takim me patriotet e shquar të asaj kohe që ishin të shumët, nder me të shquarit ishin, Isa Boletini si dhe intelektuali i shquar i asaj kohe Hasan Prishtina.
Kontributi i bacës Ahmet ishte i madh, në vitin 1912, kur u sulmua njëra nga familjet në lagjen Zeneli, Ahmet Delia ju kishte shkuar në ndihmë dhe duke mbrojtur pragun e shtëpisë por edhe pragun e shqiptarisë u vra së bashku me djalin e Ramës, Jetullahun.
Sot kulla është e mirëmbajtur mirë dhe është e hapur për vizitorë.
Nëse vizitoni këtë kullë, do ta keni mundësinë të bëni një homazh për heroin dhe kullën e tij të lavdishme përmes ekspozitës sw kuruar me saktësi nga arkeologët dhe antropologët Lekë Shala, Anduena Halilaj dhe Kaltrina Igrishta me ndihmën e profesorit Blerim Latifi.
Rregullimi kronologjik i ekspozitës ofron një udhëtim nëpër kohë. Vizitorët ecin nëpër korridoret e historisë, duke ndjekur gjurmët e Ahmet Delisë dhe bashkëkohësve të tij. Çdo cep i dhomës shpalos një kapitull, duke zbuluar sfidat dhe vendimet e marra brenda këtyre mureve.
Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/bR8PVAcH4Futsj1i6