E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Kulla e Hajzer Ahmet Pecit

Nëse keni vendosur ta vizitoni kompleksin memorial të Isa Boletinit, mos e leni pa u kthyr edhe në fshatin Zhazhë. Ky fshat është fshat afër fshatit Boletin, ku edhe gjendet kompleksi i kullës së Isa Boletinit.

Në Zhazhë përpos natyrës së bukur me male e fusha të gjelbërta gjatë verës ose të mbuluara me borë gjatë dimrit dhe ajrit të pastër, do ta gjeni edhe kullën e Hajzer Ahmet Pecit.

 

 Fshati Zhazhë nga qyteti i Mitrovicës gjendet në distancë 10 km, ndërsa nga komuna e Zveçanit 7 km. Kulla e Hajzer Ahmet Pecit është ndërtuar në fillim të shek. XX. Kulla ka etazhe P+1. Materiali i drurit për ndërtimin e kullës është marrë në vendin e quajtur “Radefc”, i cili gjendet mes fshatit Serbovac dhe fshatit Zhazhë. Ndërsa materiali i gurit është marrë në vendin e quajtur “Majdan” që ndodhet sipër fshatrave Rahovë dhe Zhazhë. Mjeshtrit të cilët e kanë ndërtuar kullën kanë qenë vendorë. Kati i sipërm ka dy dhoma të fjetjes së bashku me një hamamxhik, ku njëra dhomë ka shërbyer edhe si kuzhinë.

Në vitet ‘70 të shek. XX familja ishte në rritje dhe kishte nevojë që edhe kati i parë të shfrytëzohej për banim andaj ishte ndarë fizikisht, në mënyrë që t’i plotësonte kërkesat e familjarëve. Kështu edhe kati përdhese fiton tri hapësira, dy dhoma të fjetjes dhe një dhomë që ka shërbyer si kuzhinë. Pikërisht në këtë periudhë kur janë bërë këto ndryshime kishin intervenuar edhe në një pjesë të murit të kullës, me ç’rast ishte mbyllur dera e hyrjes në anën jugore të kullës, duke hapur një hyrje të re në fasadën veriore. Në katin e sipërm, në anën veriore, janë të hapura tetë hapësira frëngjish. Deri në kohën sa kulla ruante autenticitetin, hapësirat e ndriçimit kishin formë frëngjish.

Me realizimin e ndërhyrjeve në katin përdhese hapësirat ndriçuese marrin forma katërkëndore të përmasave më të mëdha. Konstrukti i mureve të brendshme është thurur me hatulla druri dhe është i mbushur me qerpiçë. Shkallët nga druri që të shpien për katin e sipërm janë të dëmtuara tërësisht. Kulla ka pasur funksion banimi deri në vitin 1986. Kulla është jashtë funksionit.

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/CFW4PTAcHuQt83A4A

en_GBEnglish