Nëse gjendeni në qytetin e Skenderajt, dhe jeni në kërkim të lokacioneve interesante që i`a vlen t`i vizitosh, atëherë mos e neglizhoni mundësinë që në listën e lokacioneve që do vizitoni, të fusni edhe Muzeun e këtij qyteti.
Ky muze i cili gjendet në qendër të Skenderajt, përkatësisht në ndërtesën e Qendrës së Kulturës në Skenderajt, është një pasuri kulturore, që lë mbresa tek secili visitor.
Në këtë muze gjinden me se 400 eksponate prej të cilave shumica janë nga lëmia e etnologjisë dhe që pasqyrojnë një begati të lashtesisë së veshjeve karakteristike të Drenicës, si të veshjeve kombëtare të grave ashtu edhe të burrave.
Veshjet kombëtare të punuara me dorë e të zbukuruara në format më unike, të bëjnë për vete që në shikim të parë, e të tërheqin syrin.
Këto veshje qe u takojnë periudhave të dryshme kohore, janë dëshmi e një pasurie kulturore materiale, që flasin për një popull që veshjes e ruajtjes së trashëgimisë i kanë kushtuar rëndësi të vecantë.
Në muze janë të vendosura edhe disa vegla të amvisërisë nga qeramika dhe të odave të Drenicës.
Sipas shënimeve që ka Muzeu, numri i përgjithshëm i eksponateve arrinë në 530 sosh, dhe secila prej tyre bart një vlerë e histori të veçantë.
Drenica, përkatësisht Skenderaj, është një prej trevave me histori e kulturë të veçantë e të bujshme, andaj të gjithë ju që doni të mësoni më shumë rreth historinë dhe trashëgiminë kulturore të kësaj treve, vizitoni këtë muze, dhe hyni në botën e së kaluarës.
Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/XzWfqVGrj52toBqU7