E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Ujëvara e Trepçës

 

Në fshatin Stantërg, në Shalë të Bajgorës në Mitrovicë, jo më larg se 50 metra larg nga rruga e asfaltuar, gjindet e “Ujëvara e Stantërgut”ose Ujëvara e Trepçës. Uji i kthjellët që rrjedh nga bjeshka e lartë për tu bashkuar me lumin Trepça i jep madhështinë kësaj ujëvare.
Kjo ujëvarë është ende një destinacion turistik “i pashkelur” nga turistë duke pasur parasysh se informacioni rreth kësaj ujëvare është i pakët, ani pse vendndodhja e saj nuk është larg nga rruga kryesore që qon në qytetin e Mitrovicës.

Rruga e ngushtë që të qon drejt e tek ujëvara është një rrugë këmbësore që “eksploruesit” e natyrës, nga kurreshtja për të zbuluar më shumë nga ky destinacion e kanë krijuar. Kjo rrugë, sa të jep lodhje të jep edhe kënaqësi.

           

                                                                                                                                                                  Fotografitë: Gëzim Ferati

Tek rrethohesh nga drunjë të gjatë e të hollë, me gjethe që ngjyrën ua ndërron stina, magjepsesh me cicërimën e zogjëve, dhe pas rreth 20minutash ti sheh veten përballë bukurisë e pastërtisë kristalore të ujëvarës.

Kur e gjithë kjo bukuri gërshetohet me një histori të lashtë që mundë të ketë kjo ujëvarë, shton edhe më shumë kurreshtjen për të analizuar me precizitet çdo cep të këtij destinacioni.

 

       

                                                                                                                                                                            Fotografitë: Gëzim Ferati

Një gjë tejet interesante që ka kapur syri jonë është një gur i madh në formë shkëmbi të rrafshët, të cilin e kemi quajtur ‘Sofra e Zanave’. Ky gur, i jep një pamje përrallore këtij vendi, ku natyra e cicërima e zogjve të japin emocion e ndjenjë qetësie.

Ky vend është një nga destinacionet me pamjen më të bukur, jo vetëm në zonën e Shalës, por në të gjithë regjionin e Mitrovicës, dhe patjetër që i`a vlen të vizitohet.

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/n262ThMpwYrfAKxs7

sqAlbanian