E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Mulliri i Zotnisë

Duke ditur se në përgjithsi populli shqiptar ka kaluar nëpër periudha shumë të vështira historike dhe socioekonomike, ushqimi apo thënë më mirë ‘buka’ ka pasur një rëndësi të vecantë në popullin shqiptarë. Shumë bestytni janë lidhur pikërisht më bukën dhe miellin. Shqiptarët besonin se shkelja e bukës, miellit apo thërmiave të bukës ishte mëkat apo gjynah.

Shqiptarët betoheshin në gjëra të ndryshme që i konsideronin të rëndësishme dhe të vlefshme, pra betoheshin edhe në ‘bukën e gojës’. Duke pasur parasysh të gjitha këto veti etnopsikologjike shqiptare, vendi ku bluhej milli mulliri, kishin një rëndësi të madhe.

Edhe për mullinjët ndërlidheshin shumë bestytni, që përcilleshin nëpër breza tek shqiptarët. Funksioni i tyre përops që ishtë fitimprurës për pronarin e tij konsiderohej edhe si një detyre fisnike, sepse nga aty shërbeheshin i tër fshati apo krahina me miell, për bukën e gojës. Një i tillë që kishte këtë funksion ishte edhe Mulliri i Zotnis në fshatin Smrekovnicë të komunës së Vushtrrisë.

Me një pamje të bukur shumë të vjetër, qëndron ende qysh nga shëkulli XIX. Po ta vizitoni këtë mulli, imagjinata do të ju qojë tek pamjet e ‘silljes’, rrotullimit të ‘rrotave’ apo gurve të mullirit dhe grruri që bie ngadale kokërr me kokërr duke u bluar ngadalë. Padyshim se do të mundë t`i keni në paramedim edhe ‘zhurmën’ që shkaktojeh nga rrotullimi i gurëve duke bluar, si dhe rrjedhës së ujit nga një prrockë ku ishte vendosur ky mulli.

Në lagjen “Mustafa” të fshatit Smrekovnicë, komuna e Vushtrrisë, në pjesën veriore, në distancë nga qyteti i Vushtrrisë 7,5 km, gjendet (sipas njësimit në popull) Mulliri i Zotnisë.

Mullirin thuhet se e ka ndërtuar Zotëria i fshatit, i cili edhe ka qenë përgjegjës i gjithë fshatit gjatë shek. XIX, i përket tipit – ndërtim me karakter ekonomik gjegjësisht objekt arkitektonik utilitar, rural.

Në brendësinë e tij gjenden dy gurë së bashku me dy kosha të punu

ara nga konstruksioni i drurit, por të ndarë fizikisht njëri me tjetrin.
Duke falënderuar sasinë e ujit të bollshëm, që vinte nga përroska përmes një kanali që në popull njihet me emrin jaz, që të dy mullinjtë kanë punuar në të njëjtën kohë,

Vlen të ceket që në brendësi të mullirit ka qenë edhe dhoma, e cila ka shërbyer për qëndrimin e kujdestarit që ka qëndruar deri në mbarimin e bluarjes.

Këtë mulli e kanë frekuentuar banorët e katundit Smrekovnicë si dhe katundeve përreth: Kçiq, Rashanë, Pasomë, Torllabuq etj.

 

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/mECw3z71S4Hb4RYCA

sqAlbanian