E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Shtëpia e Nezir Hysenit

Fshatrat e Vushtrrisë, jo rrallëherë kanë treguar se brenda tyre dijnë të fshehin pasuri të rralla që përfaqësojnë kulturën e trashëgiminë kulturore të rajonit të Mitrovicës.

Një nga objektet më të vecanta është edhe një shtëpi banimi e cila që nga ndërtimi I jashtëm të bën për vete me vecantinë që ajo ka. Kjo shtëpi gjendet në lagjen “Malet” të fshatit Gumnishtë të Komunës së Vushtrrisë.Shtëpia e Nezir Hysenit gjendet në verilindje të fshatit, në distancë 11 kilometra nga Vushtrria, dhe është një nga monumentet e trashëgimisë kulturore që vlen të vizitohet së paku një herë në jetë.

E gjithë shtëpia, të bën të njohësh nga afër mënyrën e jetesës së njerëzve të atij fshati në shekullin XX.

Ndërtimi I saj është komplet me gurë, të formave e madhësive të ndryshme, sa që të mahnit fakti se si një ndërtimtar I kohës ka arritur që t`a bëj një mura q të fortë me ta, një mur që ka rezistuar e ka qëndruar deri në ditët e sotme, duke kaluar vështirësi e sfida të kohës.

Koha e ndërtimit të kësaj shtëpie i takon shek. XX. Shtëpia ka funksion banimi, me etazhe P+1. Kati përdhese ka qenë i ndarë njëri me tjetrin, njëra pjesë ka shërbyer për lënien e bagëtive, ndërsa pjesa tjetër së bashku me oxhak ka shërbyer kuzhinë e familjes Hyseni. Kati i sipërm ka tri dhoma gjumi, ku çdo dhomë ka hamamxhikun e vet. Të gjitha dhomat kanë dalje në çardakun e hapur të rrethuar me gardh druri dhe shtylla me jastëk të profilizuar. Materiali për ndërtimin e kësaj shtëpie është marrë në fshat.  Materiali bazë është guri dhe druri. Në hapësirat e ndriçimit shihen disa intervenime. Shkallët njëkrahëshe nga druri që lidhin katin përdhese me katin e sipërm janë mjaft të dëmtuara. Konstruksioni i drunjtë i kulmit të mbuluar me tjegulla meridianë në shumë vende është i dëmtuar dhe krijon lagështi në objekt.

Shtëpia është jashtë funksionit, është e pabanuar. Shtëpia pjesërisht ruan autenticitetin, ka potencial për turizmi. Konstruksioni i drunjtë i kulmit i mbuluar me tjegulla meridianë në shumë vende është i dëmtuar dhe krijon lagështi në objekt.

Me të gjitha të mirat apo mangësitë që mund të ketë ky objekt, ai prapë mbetet një nga destinacionet interesante për turistë e kohës moderne, ku përvec njohjes së trashëgimisë kulturore, aty mund të shfrytëzojnë ambientin për rekreacion, fotografi apo edhe një shëtitje të thjeshtë.

 

Linkgu Google Maps: https://maps.app.goo.gl/5a53aHkMksEd7qDr8

sqAlbanian