E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Ndërtesa e Gjykatës

Në qendër të qytetit, shumë afër kalasë së qytetit, në bulevardin “Adem Jashari” gjendet  ish ndërtesa e Gjykatës Komunale në Vushtrri.

Duke i resistuar kohës, e duke ruajtur origjinalitetin që e karakterizon, kjo ndëtesë, mbetet një nga më  interesantet e këtij qyteti.

Si jashtë, ashtu dhe brenda saj, vërehet se përkundër intervenimeve që janë bërë në të, ajo mban vulën e së kaluarës, që gërshëtohet ngushtas me atë të së tashmes.

 

Ndërtesa e ish Gjykatës Komunale me karakteristikat arkitekturale, historike, kulturor edhe shoqërore i takon grupit të karakterit të objekteve publike administrative të qytetit.  

 

Ish objekti i Gjykatës Komunale në Vushtrri, i përket periudhës së stilit të arkitekturës moderne, e ndërtuar në vitin 1963, në sistemin masiv, me materiale konstruktive të reja, beton, çelik, tulla, etj.

Funksioni i ndërtesës me karakter administrativ publik është i sistemit “byro”. Hyrja kryesore është e orientuar nga bulevardi dhe ajo dytësore e orientuar nga oborri prapa objektit. Lidhja ndërmjet kateve realizohet përmes shkallëve dy-kriheshe të pozicionuara në murin veri-lindor të ndërtesës. Korridori qendror ndan zyrat në dy krahët e objektit. Hapësira e sallës së gjykimit gjendet në fund të korridorit qendror të katit të parë, gjegjësisht në anën jug-lindore të ndërtesës.

Gjatë periudhës së shfrytëzimit, në aspektin funksional, objekti nuk ka pësuar transformime. Në luftën e fundit (1999), ndërtesa nuk ka pësuar dëmtime. Mbulimi me kulm klasik të pjerrët të ri i mbuluar me llamarinë të plastifikuar dhe profiluar, është i datimit më të ri. Ndër vite, në kuadër të masave të mirëmbajtjes, në fasadë të ndërtesës, është intervenuar vetëm në suva dhe ngjyrë.

 

Ish gjykata përbën njërën prej ndërtesave të  panoramës kryesore të diversitetit kulturor të qytetit duke qenë pjesë e pandashme e jetës së qytetarëve të Vushtrrisë dhe kështu është shndërruar në

simbol shpirtëror dhe kulturor për qytetin.

 

Në aspektin arkitektonik ndërtesa dallohet për nga formësimi vëllimor, proporcionet dhe  elementet e kompozuara në harmoni në mes veti, të potencuara dukshëm në fasadën e objektit.

Në aspektin planimetrik ka formë elementare gjeometrike drejtkëndore. Në aspektin kompozicional forma e ndërtesës është si rrjedhojë e funksionit të sajë.Fasada ballore theksohet me pilastradrejtkëndore të holla kontinualemes dritareve, të cilat fillojnë që nga kati i parë dhe përfundojnë në nivelin e strehës së kulmit të rrafshët.

Fasada ka dukje të formës rrjetore me vija të pastërta e përkufizuar me shtyllën në drejtimin veri-perendimor dhe murin ballor në anën jug-lindore. Pilastrat në fjalë, në mënyrë të ashpër i kundërvihen vëllimit të horizontalizmit të ndërtesës, me ç’rast theksojnë vertikalitetin.

E cilësuar një nga objektet më të vjetra të një qyteti antik, ky është një nga destinacionet që duhet të ndiqet nga secili që do ta njohë historinë dhe rrënjët e thella që ajo ka.

sqAlbanian