E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Kulla e Halim Miftarit

Në fshatin Vllahi, në komunën e Mitrovicës, gjendet një monument historik. Kulla e Halim Miftarit, e ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të XIX, është një ndërtesë që lidhë arkitekturën dhe kulturën tradicionale shqiptare. E ndërtuar me 1880, kjo kullë dykatëshe me mure guri dhe elemente prej drurit, përfaqëson një shembull të shkëlqyer të ndërtimit të kullave në Kosovë.

Kulla është e pozicionuar në lagjën “Miftaraj”. Kjo kullë, përveçse ishte shfrytëzuar për vendbanim, shërbente edhe si vend mbrojtës, një symbol i qëndresës dhe krenarisë së banorëve të vendit. E ndërtuar me një strukturë të forte prej guri, kulla e Halim Miftarit reflekton mjeshtrinë ndërtimore të kohës, duke ruajtur strukturën e saj origjinale.

                         

Në lagjen “Miftaraj” të fshatit Vllahi, komuna e Mitrovicës, gjendet kulla (sipas njësimit në popull) e Halim Miftarit. Sipas të dhënave të marra, kulla është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, konkretisht në vitin 1880. Kulla ka funksion banimi, me etazhe P+1. Është e ndërtuar me gurë dhe material druri. Kjo kullë përveç dritareve në hajatin (korridorin) e kullës ka edhe frëngjitë. Kulla karakterizohet me funksionalitetin e dhomave ku çdo njëra ka edhe hamamxhikun (banjën).

Kulla e ndërtuar mbi themele guri ka etazhin e përdheses dhe katit. Mure tkonstruktive janë të ndërtuara nga gurët e latuar, të cilët janë të shtanguara me hatulla druri të vendosura horizontalisht në pesë radhë, dhe radha e gjashtë që funksionon edhe si kurorë e konstruksionit të kulmit nga druri. Shtyllat mbajtëse të vendosura në katin përdhese i krijojnë stabilitet dyshemesë së katit të sipërm përmes jastëkëve të profilizuar, të vendosur mbi shtyllë. Të gjitha konstruksionet, i meskatit, shkallëve, tavanit dhe kulmit, janë nga druri.
Hapësirat e ndriçimit janë në formë drejtkëndore, ndërsa në pjesën e çardakut dallohen të hapurat e dritareve në formë frëngjish. Dera hyrëse sipër është e theksuar me harkun nga gurët. Kulla vazhdon ta ruan autenticitet, nuk ka pasur ndërhyrje te kohës.

Kulla është jashtë funksionit “Nëse jeni në kërkim të një përvoje që ju çon pas në kohë, atëherë një vizitë në Kullën e Halim Miftarit është destinacioni ideal për ju. E ndodhur në fashtin e Vllahisë, kjo kullë e shekullit XIX ju lejon të shihni nga afër mënyrën e jetesës së paraardhësve tanë. Ndërsa ecni përmes mureve të trasha prej guri ndjeni aromën e historisë. Pamjet nga frëngjit e kullës ju tregojnë si si këto struktura shërbenin si vendbanime mbrojtëse, për t’i mbrojtur familjet. Pavarësisht që është jashtë funksionit, çdo gur dhe çdo element prej drurit flet për historinë e një kohe kur jetesa dhe arkitektura lidhen ngushtë me njëra tjetrën. Vizitoni këtë vend të rrallë dhe le të frymëzoheni nga bukuria dhe qëndrueshmëria që ka mbijetuar ka mbijetuar kjo kullë për më shumë se një shekull.

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/pQsxog36adTYsHCX9

sqAlbanian