E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Kulla e Ymer Ymerit

 

Kulla e Ymer Ymerit është një thesar i trashëgimisë kulturore. E ndërtuar në fund të shekullit XIX, kjo kullë me strukturën e saj karakteristike përfaqëson një histori të pasur. Oda e burrave në këtë kullë, ku zhvilloheshin kuvendimet e pleqnarëve, është një dëshmi e rëndësishme e traditave dhe zakoneve të kohës së shkuar. Pamja që ofron kjo kullë nga dritaret drejt natyrës së bukur dhe fshatit Rahovë është e mahnitshme që frymëzon ndjenjën e krenarisë për trashëgiminë tonë kulturore. Një vizitë në këtë vend do të sjellë njohjen me historinë dhe kulturën e kësaj zone të mrekullueshme në një mënyrë artistike dhe frymëzuese.”

Nëse doni të vizitoni këtë kullë me historinë e vecantë që përfaqëson, duhet të shkoni nw tw ashtuquajturwn  “Mëhallën e mesme” të fshatit Rahovë, fshat ky që shtrihet në zonën e Shalës së Bajgorës, komuna e Mitrovicës. Ky fshat gjendet rreth 11 kilometra larg nga qyteti i Mitrovicws.Rruga pwr deri tek kulla wshtw rrugw e pwrshkueshme lehtwsisht me tw gjitha mjetet e transportit. Ndwrkaq me veturw, kjo rrugw mund tw pwrshkohet pwr rreth 20 apo 30 minuta. Kulla është ndërtuar në fundin e shek. XIX.

 Hapësira ku ndodhet kulla ishte një kompleks i përbërë nga tri objekte të tipit kullë, dy me funksion banimi dhe njëra, pra, kjo që sot arriti t’i rezistojë kohës, kishte funksionin e odës së burrave (konak/bujtinë). Sipas të dhënave të marra nga familjarët, kulla/oda e burrave ishte kullë ku mbaheshin kuvendimet e pleqnarëve të fshatit. Kulla ka etazhitet P+1. Kati përdhese ishte i destinuar për strehim të kafshëve ndërsa kati i sipërm i destinuar për miq, pra ishte konak i burrave. Kulla është e ndërtuar nga materiali vendor gurë dhe dru, me teknika tradicionale popullore, nga mjeshtrit vendorë. Materiali i gurit të fortë dhe të butë sigurohej nga Majadani dhe Shavari (gurthyes në afërsi të fshatit), ndërsa konstruksioni i drurit u sigurua nga Zabeli i Skenderajt, pjesë e malit në pronësi të vet pronarit.

Në katin e sipërm të kullës, në pjesën juglindore, janë të hapura dy frëngji, qemerët e të cilave janë të punuara me gurë të kuqërremtë, të cilat shtojnë vlerën artistike të pamjes së jashtme. Hapësirat e tjera të dritareve janë të formës katërkëndore të madhësive të ndryshme. Kulla ishte e banuar deri në vitin 1998. Transformimet janë të dukshme kryesisht në mbulesën e kulmit, të kryera nga familjarët, trashëgimtarët. Kulla i përballoi këto luftëra: Luftën e Parë Botërore, Luftën e Dytë Botërore dhe luftën e viteve 1998/1999.

Që nga viti 2021, kjo kullë është vënë si objekt nën mbrojtje të përkohshme nga institucionet shtetërore të trashëgimisë kulturore dhe kulturës.

Kulla e Ymer Ymerit është një ndër vendet më tërheqëse në Kosovë për t`u vizituar. Pamja e saj e mahnitshme nga muret e jashtme, historiku i pasur i saj e bën atë një destinacion tërheqës për turistët.

Gjithashtu, mundësia për të eksploruar brendësin e kullës dhe të shijosh pamjet e qytetit nga kati i lartë është një përvojë e mrekullueshme për vizitorët.

Nëse je i interesuar për histori dhe kulturë, vizita në Kullën e Ymer Ymerit do të jetë një përvojë e mrekullueshme!

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/3v3aCa4WyoFi26YJA

sqAlbanian