E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Kulla e Azem Galicës

 

Nëse doni të njiheni nga afër me një nga historitë më të veçanta të një çifti luftëtar që sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të atdheut, dhe u bën frymëzim për breza të tërë ardhetarësh, atëherë merrni kohë nga koha juaj, dhe vizitoni fshatin Galicë. Galica, fshat i komunës së Vushtrrisë, që ka distancë afro 20 kilometra nga qyteti, bart në brendësi të tij, një nga kullat më emblematike, atë të Azem e Shote Galicës.

Nga jashtë duket si një fortifikatë mitike e kohërave të lashta, e punuar me gurë dhe që bart një histori të tërë me vete.Është djegur plotë tri herë dhe ka rezistuar ndër vite.Kjo kullë, vazhdon të qëndrojë dhe të ruaj gjithë historinë e Azemit dhe Shotës. E në muret e kullës, qëndrojnë fotografitë e çiftit luftëtar. Kjo kullë është e ndërtuar me etazh P+1.

Kulla ishte ndërtuar si dhuratë për Azem Galicën, nga bashkëfshatarët. Madje e veçanta e saj, është se e kanë ndërtuar për një muaj.Fal iniciativës së banorëve të fshatit dhe kuvendit komunal të Komunës së Vushtrrisë, kulla e re u ndërtua në vitin 2010-2012, strukturë kjo dy katëshe,  me mure guri e mbuluar me kulm katërfaqësor, me hapje karakteristike për kulla si objekte fortifikuese dhe zgjidhje kompozicionale karakteristik për këto objekte.

       

Rëndësia e kësaj kulle konsiston në atë se ndërtimi i kësaj kulle fortesë dhe qëndrimi i përhershëm i komandantit në të, i dha popullit zemër dhe trimëri të shumëfishtë,me ç’rast u ngrit morali luftarak.

Në këtë kullë mbaheshin mbledhje dhe kuvende të rëndësishme, u morën vendime historike, me ç’rast kjo kullë u bë pishtar i ndezur i lirisë në zemrën e Kosovës kryengritëse.

 

Vizita e kësaj kulle jo vetëm që kontribuon në njohjen e vlerave të luftës për atdhe të heronjëve Azemdhe Shote Galica, por kontribuon edhe në promovimin dhe ruajtjen me fanatizëm të trashëgimisë kulturore të rajonit të Mitrovicës.

Kulla ka histori lavdie të papërsëritshme, e që vlen të dihet e vlerësohet e përkujtohet, jo vetëm në ditë të veçanta, por çdo ditë.

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/CdrBv43JqqHqiyyL6

sqAlbanian