E-Mail

ohvsh.trungu@gmail.com

Shtëpia e Kulturës “Rexhep Mitrovica”

 

E vendosur në zemër të Mitrovicës, Shtëpia e Kulturës është një prej monumenteve më të rëndësishme në kulturore në Mitrovicë. Ky institucion me një histori të gjatë që kalon dekada të tërë është shprehja e shpirtit artistik, intelektual dhe social. I ndërtuar në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, ky projekt u ndërtua për të përkrahur dhe kultivuar jetën kulturore dhe artistike të qytetarëve të Mitrovicës dhe rrethinave. Shtëpia e kulturës ka qenë gjithmonë një pikë referimi për artistët, intektualët dhe adhuruesit e kulturës, të cilët kanë gjetur aty hapsirë për t’u shprehur, për të diskutuar dhe për të ndarë pasionet e tyre.

Brenda këtyre mureve kanë lulëzuar qindra aktivitete, përfshirë ekspozita të arteve figurative, koncerte, përformanca teatrale, si dhe promovime të librave dhe ngjarjeve letrare. Në vitet e trazirave politike dhe konflikteve që kanë ndodhur në Kosovë, përfshirë luftën e viteve 1998-1999, Shtëpia e Kulturës mbreti simbol i qëndresës. Ajo u bë një strehë për artistët dhe një vend ku, pavarësisht sfidave, arti dhe kultura vazhdojnë të ekzitojnë. Për qytetin e Mitrovicës, Shtëpia e Kulturës është një simbol i krenarisë qytetare.

Mirë se vini në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë, një nga perlat e Kosovës, ku ndërlidhen arti dhe historia. Kjo ndërtesë, me një histori të pasur, është hapsira ku çdo cep frymon art dhe kreativitet.

Janë shumë arsyeje që duhet t’a vizitoni Shtëpinë e kulturës: Përjetoni nga afër ekspozitat e artit dhe eventet kulturore që ndodhin në një nga qendrat më të njohura të kulturës në Kosovë.

Shijoni koncerte, shfaqje teatrale dhe aktivitete të tjera artistike. Zbuloni historinë e pasur të Mitrovicës, të rrëfyer përmes artit, kulturës dhe përvojave njerëzore që reflektohet nëpër çdo event që mbahet në Shtëpinë e Kulturës. E hapur për të gjithë, Shtëpia e Kulturës në Mitrovicë është një destinacion që nuk duhet humbur.”

Linku Google Maps: https://maps.app.goo.gl/mrNqpxdrmMs5pFBF8

sqAlbanian